Poezi nga Raimonda MOISIU

Poezi nga Raimonda MOISIU

 

Pres në heshtje….Është sekreti i jetës!

Si një ketër mundohem, tu shmangem,
syve të tu,që më ndjekin ngado.

Vrapoj të hyj në pyllin e dëshirave,
ku dëgjohet kënga e gjinkallës,
të zgjat gishtat, të prek,
retë e bardha,
të paqes qiellore…

Të gjej sytë e kaltër,
tek kërkojnë sytë e mij,
që mjegullojnë heshtas,
sekretin e mëkatit,
që shëndrrin nën dritën e hënës.

Është sekreti i jetës,
për tu kënaqur me aromën e pemëve,
përqark.

Gjethet e thara përtokë,
kanë formuar shtrojen e artë,
të altarit,
të kacafytjeve të ëmbla të dashurisë,
që mërmërijnë ,
në castet e bashkimit…

Tres vështrimin e syve të kaltër,
në bebëzat e syve të tu,
në tufën e madhe prej trëndafilësh të ndjenjave,
që unë të dhuroj cdo natë.
Të grumbulluara brënda,
disa casteve të pakontrolluara nga askush,
vec qiellit të zemrave që rrahin,
si zogj që nuk u shuhet dot uria.

Po pres në heshtje….
vështrimin adhuronjës,
të petaleve të zhveshura,
të dy diejve të flakëruar,
që mezi presin ftohtësirën e duarve…

Pëshpëris druajtur, në errësirë,
tek pres mëngjesin,
t’i tregoj të gjithëve,
për pasionin e syve që kërkonin ethshëm,
si një aureole,
përqafimet e ngrohta,
përvëlimin e buzëve,
dridhjet në gjoksin tënd,
trupin tim në shtrojen e artë të gjetheve…
në atë terr,
vetmi….pyll,
natë të qetë… buzë liqenit ku lahen mjelmat…

E përse t’i druhemi,
të vërtetës së zhuritjes së trupave,
ndërsa bëjmë dashuri, me
piklat e vesës së mëngjesit,
nën vështrimin e syve të kulluar,
të ujrave të liqenit dhe të mjelmave?

 

Rrugëve të qytetit tim të gurtë
Dedikuar KORÇËS SONË

Nën qepallat e syve kundroj mjegullën e hirtë,
dhe qiellin që herë zbardhet,herë ngryset…
Rrugëve të qytetit tim të gurtë,
Mbledh një nga një psherëtimat e mallit…

I lëviz mes gishtave e iu fryj fort,
E ia dërgoj hënës lehonë.
Ethshëm i rrëmben ajo në gjirin e saj,
Këto aktore që ndërrojnë rolet
e luajnë sa herë t’u teket në skenën e jetës.

Dielli mori rrugën për në perendim,
Rrezeharkuar mbi qytetin tim të gurtë,
Mbas asaj dite psherëtimash të hirta,
bërë njësh me psherëtimat e mia…

 

Fatin tim 

Fatin tim…
E kërkoj,
mes nostalgjisë e fluturimit, nëpër 
hapësirën e qiellit, që është
aq e madhe, sa e madhe është edhe
dashuria….

Dashuria!
Ajo vështron lumturinë e saj,
në petalet e trëndafilave, që
bjenë në livadhin e blertë,
duke zgjuar ndjenjat e mija,

që unë ia dhuroj të dashurit tim, nën
dritën e hënës, nën
kaltërsinë e qiellit, nën
vezullimin e shandanëve…..
Ia dhuroj casteve të papërsëritëshme,
nën puhizën e natës…..

Fatin tim,
E kërkoj, në hapësirën e duarve të mija,
me to mbjell filiza, nën shkretëtirën
e palagur, në bahcen e jetës,
për një tjetër lindje…..

Fatin tim,
E kërkoj,
tek vështrimi i një burri,
që ndesh në rrugë,
me buzëqeshjen time të pafaj……
Për të rrëmbyer zemrën time, duhet
një vështirm, që
mezi përmban klithmën e buzëve…..

Fatin tim,
E kërkoj,
në mitrën e hënës,
në agimin e mëngjesit,
të dëgjoj zërin, vetëm një zë,
të më grishë të end memorjen—

Dashuria ime
të më ftojë,
të më rrëmbejë si një shtjellë ere ekuatoriale,
E të bëjmë dashuri…..

Fatin tim,
E kërkoj,
në një mëkat;
në mëkatin e bashkimit të buzëve;
në përqafimin e nxehtë, të vrullshëm,
nga krahët e ngrohtë….

Fatin tim ,
E kërkoj,
në urën që cdo natë,
ecën si një alpinist drejt lartësive,
mesazhi i dritës, jetës, dashurisë…..

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s