Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

NËN ANKTHET, JETË…

Skilor në urtësi
Bëhej oda e kullës, n’gur plori, ku mbetej nishan, pushka e plisit
Si prushi, nën hi
Mes oxhaqeve, nën ankthet jetë, kur dilte tymi, i shpresave t’fisit

Përpara stuhive, që e preknin, ballin e kulmit, të krenarisë
Kur shamitë e lokeve, lidheshin, n’mortë qëndrese
Për sytë, që shikimet u mbetën, te fushëbeteja e burrërisë
Si xixa stralli, t’dalë, nga shkuli i truallit, bojë bese

Skilor në urtësi
Mbetën edhe namet, që skuqën tokën, për ta mbuluar, n’sqotë
Sikur emrat, I-liri
Ngarkuar me plagë shekujsh, që i blerojmë nëpër varre, me lot.

 

ME BOJËN E GJAKTË, T’JETËS…

Me sy, t’praptuar
Hutës, ia derdhi shikimet, për ta vrarë urinë
Mes atyre, t’paftuar
Që n’ballë, ia skalitnin rrudhat, me robërinë

Tri herë, tokës, i ra me këmbë, për një rrudhë
Me bojën e gjaktë, t’jetës, vdekjes i tha: jo, kurrë
S’të falem as kësaj stine, jam nisur nëpër udhë
T’i gjejë, krushqit e dasmorët, që u ngrinë, n’gurë

Me sy, t’praptuar
Tri herë, e shikoi kullën, tri herë, e ngacmoi qiellin
Mes urisë, t’hutuar
Që i puthte tokën, i pinte djersën, ia terronte diellin.

 

TE GURI, I KUFIRIT…

Frymën, e la n’lak
Kur shikimet e syve, i mbetën, n’pikë t’lotit
Plisin e besën, n’gjak
Për pushkën e fundit, që e la, n’dorë t’Zotit

Me ngjyra t’fjalës, ku hymnon, madhështia
N’emër të dashurisë, për malësinë
Aty, ku kallet nuri, e shndërrit, vetë urtësia
Si rrudhat e ballit, t’Sharrit për lirinë

Që udhëton, me lavdi
Nëpër mote, istikamet, duke i mbush, me plis
Jo për t’thënë: dua liri
Por n’asht i ndjenë fjalët: Jemi një gjak e një fis.

 

KOKA, E DJALLIT…

N’plus t’mërisë
E inatosur, koka e djallit, pinte djersë e gjak, plisi
N’kulla t’malësisë
Xhindet e serta, përkundin rritjet, mbi gurët e fisit

Nga karpa në karpë, dëgjoheshin, klithjet e shpresës
T’oxhaqeve që tymonin, n’erësirë, moti
Shtruar, themeleve t’kullave, për t’i dhënë jetë besës
Që ruhej, shqip, syve, ku trishtohej, loti

N’puls t’mërisë
Koka e djallit, i pinte edhe plagët me dhimbje, t’fisit
N’kulla t’malësisë
T’praruara, me djersë e gjak, për përjetësinë e plisit.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s