Poezi nga Vjollca Ajasllari – Koni

Poezi nga Vjollca Ajasllari – Koni

 

Një porosi Hënës, t’më ndiçojë nënën 

Po të pres e bukura hënë;
ma fal shkëlqimin e diellit n’ikje!
Në ma njeh brengën e zemrës
mos më lër në ankth e pritje

Merr buzëqeshjen time t’trishtë,
zbukuro me vezullimë,
fanitu në atë dritare ,
ku bën gjumin nënokja ime.

Nëna ëndrrat i ka të trishta,
e rëndon kujtesa n’shpirt,
një buzëqeshje i ujit shpresën,
i njomë shpirtin e saj të brishtë!

 

***

Pranë bregut humbas në këtë kaltërsi ……
Deti më flet me të bukurat valë,
pres rrezet e mëngjesit kur dalin,
perëndimin e perflakur ,e ndiej mall

Më mbulon trishtimi , humbas në mendime,,,,
se larg do iki, shumë larg
duke lënë mallin tim mal,
lotët e trishtë, kthehen në valė.

 

***

Qesh ashtu si di ,dashuria ime
më lumturo këtë të lodhur shpirt
loti nga sytë e tua më rëndon plumb
zemra më kullon gjak pikë, pikë.

 

Korife..

Më fal
Bac Ali Podrimja.
Poet të lutem më fal,
Para teje më ikën çdo fjalë,
Fuqia jote prej Korifeu.
Gurit i nxjerr gjëmën ,
Kullave dhimbjen,
Bereqetin arës
Je Lis,
Roje e varreve t’babës.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s