Poezi nga Vladimir Avdulla Muça

Poezi nga Vladimir Avdulla Muça

 

SHPIRT I MASHTRUAR

Me syrin tënd më mashtrove keqas
Më vodhe shpirtin
Si qyqja kur vjedh foletë,
Vështro ngahera në syrin tënd
Pikëloti do jem,
Zjarr i vërtetë.
Mere at’pikëloti,
Ate zjarr e dashur,
Tretur në te do jeshë Ti;
Aty është e vërteta e shpirtit,
Jo syri mashtrues,
Me ligësi.

 

SHTËPIA BUZË TORRËS

Nga sheshkalaja
Buitën mbjellje ndërtimesh,
Hijezuan Torrën martire.

Kur tundet dheu
Muret e shtëpisë sime,
Në përgjërime
Tulaten në të vjetrat fortifikime.

Shtëpia si xhuxhë
Mes shumë katëshve
Që dridhen,
Si fëmija thith jetë
Në gurët e latuar gjigandë.
Familja ime,
Në te s’u tut,
Dhe në lëkundje tëmeti nëndë ballë.

 

XHELOZI

Këto ditë vere në Currila
Rendim pas vjzave bardhoshe.
Me ne rend dhe dielli
Me xhelozi t’i bëjë brune.

 

POROSI

Padyshim,të dashurit e mi,
Edhe në se puna
Peshon sa kokrra e grurit,
Themeli ajo do jetë
Në çdo pjesë të murit.

 

ÇIFTELIA E NDUES
(Në Kujtim të Ndue Shytit)

Sot në turbofolkun e ri
Çiftelia e Ndues qan;
Majat e pishave
Prej agut dridhen.

Gishtat e Bjeshkëve të Namuna
Në humnera thyhen.

Çiftelia e Ndues qan,
Vetem dielli,hëna,ujvarat,
Njëqind çifteliat
Ja shuajnë vain.

Çiftelia e Ndues si vaitojcat
Qan dhimbëshëm,
E shpirti im
Turrshëm bëzan.

 

KËNDEZI

Në Stanin e Malit me Gropa
Mëngjezet zgjohen
Nga zëri i një këndezi.

Nëqoftëse s’do ish ai
Sa të trishtuara !…
Do zgjoheshin stani,pylli,
E vetë mëngjesi.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s