“Riformatimi i ekonomisë liberale: Rruga e daljes nga tranzicioni i stërgjatur i vendeve ballkanike.” / Studim nga: Jona Mërkuri

“Riformatimi i ekonomisë liberale: Rruga e daljes nga tranzicioni i stërgjatur i vendeve ballkanike.” 

 

 

Studim nga: Jona Mërkuri

Fundi i dekadës së parë të shekullit të XXI do të mbahet mend nga përballja me një prej krizave më të madhe ekonomike. Këtë herë, ajo kishte një karakter global. Kriza u shfaq, pothuajse papritmas, në mes të vitit 2007 në SHBA, por shumë shpejt ajo u transferua në vende të tjera të botës.

Ekonomitë e vendeve të  Ballkanit Perëndimor gjenden në krizë  për më shumë se dy dekada. Kriza aktuale ekonomike e ka bërë situatën ekzistuese  jo të favorshmenë ecjen përpara, më komplekse dhe ka thelluar pabarazitë aktuale dhe rreziqet e tregut. Proceset e reformave që janë kryer gjatë kësaj periudhe nuk kanë arritur rezultatet e pritura, për shkak të rrethanave të ndryshme, duke e shndruar  Ballkanin Perëndimor si  pjesa më pak e zhvilluar ekonomikisht e kontinetit të Europës.

Ballkani Perëndimor vazhdimisht  ka qënë një vatër konfliktesh. Pas përfundimit të luftës në Jugoslllavi në vitet 1990 dhe pas ndërhyrjes së NATO-s në në 1999, u synua të gjëndej  një rrugë, ecja në të cilën  do të forconte zhvillimin ekonomik dhe demokratik në vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe do forconte bashkëpunimin e këtyre vendeve, duke u prerë rrugën konflikteve të ardhëshme. Vendet e Ballkanit Perëndimor me karakteristika të përbashkëta, që burojnë nga e kaluara e tyre komuniste dhe pasojat e një ekonomie të centralizuar të zhvilluar për gati 50 vjet , me një mungesa të theksuar të një  trashëgimie demokratike në politikë tentojnë të gjitha së bashku dy objektiva kryesore:

  1. Arritjen e stabilitetit të qëndrueshëm politik, dhe
  2. Gjetjen e rrugëve të reja për daljen nga kriza me anë të rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe rifformatimi i ekonomisë liberale.

Në lidhje me aritjen e një stabiliteti të qëndrueshëm politik , nisma  erdhi nga BE-se në formën e Paktit të Stabilitetit,  krijuar në vitin 1999,  me synimin për të zvendësuar politikën e mëparëshme konfliktuale dhe duke nisur kështu rrugën për integrimin europian.

Mardhëniet e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian filluan të  institucionalizozhen në vitet 1999. Në vitin 1996 krijimi i një sërë shtetesh të reja si pasojë e shpërbërjes së  ish Jugosllavisë i imponoi BE të  përshtaste një Qasje Rajonale për Ballkanin, me objektiv … mbështetja dhe implementimi i plotë i marrëveshjes së Dejtonit dhe krijimi i qëndrueshmëris politike dhe ekonomike … edhe duke rinovuar aktivitetin ekonomik. Por koha lindi nevojën e intensifikimit të marrdhënieve dhe të një bashkëpunimi më të gjërë për shtetet që  do të bëheshin pjesë e Procesit të Stabilizim-Asocimit. Le të shohim fillimisht  raportet që   kanë krijuar shtetet e Ballkanit perëndimor  me Bashkimin Europian.

a-Republika e Shqipërisë

Shqiperia vendosi mardhënit  me BE  në vitin 1991. Në vitin 1999 Shqipëria bëhet pjesë e procesit të Stabilizim-Asocimit, ndërsa në vitin 2000  do të merrte statusin e vendit kandidat potencial për t’u integruar në BE. Në janar të vitit 2003 Komisioni Europian hapi zyrtarisht negociatat për marrveshjen e Stabilizim-Asociimit midis Shqipërisë dhe BE. Më 12 qershor 2006 Shqipëria nënshkruan marrveshjen e Stablizim-Asocimit midis saj dhe komuniteteve europiane, marveshje që hyri në fuqi më 1 prill 2009, duke paraqitur njëkohësisht  edhe kërkesen për t’u bërë antare e Bashkimit Europian.

b-Republika  e Bosnjë-Hercegovines

Ka qënë vatër konfliktesh të vazhdueshme etnike. Në vitin 1995 marrveshja e Dejtonit vendosi sanksionoi përfundimin e luftës.Në 1998  përfitonte statusin e vendit kandidat potencial.

c-Republika e Maqedonise (ish Republika e Jugosllave e Maqedonise)

Quhet  edhe “Ish Republika Jugosllave e Maqedonis” për shkak të mosmarveshjeve me Greqinë, mosmarveshje që bëhen shkak për mos hyrjen e saj në NATO. Negociatat e saj me BE fillluan  në vitin 2000.Në vitin 2001 nënshkruan MSA-n, e cila hyri në fuqi më 1 prill 2004 . Në dhjetor të vitit 2005 siguron statusin e vendit kandidat.. Në vitin 2006  nënshkruan  marrveshjen për tregëti të lirë për Europën Qëndrore. Në 2009  përmbushi kriteret për heqjen e vizave duke u siguruar shtetasve të saj lëvizje të lirë..

ç-Republika e Serbisë

Historia e Serbisë është e komplikuar sepse ajo ka qënë burimi i shumë konflikteve në Ballkan. Në 1999 NATO-bormbadon Serbinë për shkak të masakrave që kryen në Kosovë. Po në këtë vit Serbia bëhet pjesë e   Procesit të Stabilizim-Asociimit. Bisedimet në kuadër të MSA u ndërprenë për  shkak të mosbashkpunimit me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.Në vitin 2006 Mali I Zi shkëputet nga Serbia. Në shkurt 2008 Kosova shpalli pavarsinë e njëanëshme,  fakt që Serbia nuk e ka pranuar ende. Në prilli të vitit 2008 do  nënshkruante  MSA me komunitetin Europian.  Në janar të vitit 2010 ka hyrë në fuqi  regjimi i ri i vizave me BE.

d- Republika e Malit te Zi

Mali i Zi, deri në vitin 2006  ka qënë pjesë  e Serbisë, nga e cila u shkëput   me anë të një referendumit  ku u vendos që të   krijohej shtet më vete. Në shtator të vitit 2007 Mali i Zi nënshkruan MSA. Në vitin 2008 parlamenti malazez miratoi kushtetutën e vendit. Në dhjetor 2008 paraqet kërkesën për antarësim në BE.

e-Republika e Kosoves

Në vitin 1999 NATO kryejti operacionin e bormbadimeve ndaj Serbisë, si përgjigje e politikës dhe masakrave të saj në Kosovë. Serbia u tërhoq dhe në Kosovë hynë forcat e NATO-s. Kosova    shpalli pavarësine  më 17/02/2008. Shume nga shtetet Europiane e kanë njohur shtetin e ri, ndërsa Serbia  e konsideron shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Kushtetuta e shtetit të ri hyri në fuqi në qershor 2008. Kosova është pjese e  Procesit të   Stabilizim-Asociimit. Gjatë kësja periudhe Kosova ka siguruar nga BE edhe asistencë financiare.

ë-Kroacia

Edhe Kroacia ka qenë një nga republikat e ish Jugosllavisë e quajtur Republika Socialiste e Kroacisë dhe u shkëput prej saj pas konfliktit të armatosur.  Kroacia është anëtare, e BE-së. Pas hyrjes në BE,  sfida e ardhshme për Kroacinë është për t’u bashkuar me zonën pa kontroll të brendshëm të kufijve, në të cilën janë bëre bashkë 22 nga 28 shtetet anëtare të BE-së dhe katër vende të tjera jashtë saj.

Pra, siç po shohim, veç Shqipërisë, vendet e tjera të  Ballkanit Perëndimor erdhën  nga shpërbërja e një shteti  totalitar nëpërmjet një  konflikti të armatosur, konflikt i cili  shkatëroi edhe infrastrukturën dhe ekonominë e  këtyre vendeve. Konkretisht, dëmi ekonomik i drejt- përdrejtë dhe i varur prej saj, gjatë viteve të luftës në Bosnje-Hercegovinë llogaritet në 115 miliardë dollarë. Kur lufta përfundoi, niveli i prodhimit të brendshëm bruto (PBB) i këtij vendi ishte vetëm 20% në krahasim me periudhën përpara luftës.

Kurse dëmi në industrinë dhe infrastrukturën e Serbisë gjatë ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999 u llogarit 29.6 miliardë dollarë.

Luftërat e përjetuara në hapësirën gjeografike të ish-Jugosllavisë në vitet 1990, ndikuan në mënyrë të konsiderueshme edhe strukturën e banorëve të vendeve rajonit. Luftërat jo vetëm që shkaktuan qindra mijëra të vdekur por shkaktuan edhe rreth 3 milion të arratisur dhe të shpërngulur,  dhe sipas të dhënave të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, rreth 450 mijë refugjatë dhe njerëz që janë dëbuar nga shtëpitë e tyre nga vendet e Ballkanit perëndimor, vazhdojnë të presin për një zgjidhje.

Shtetet e krijuara nga shpërbërja e ish Jugosllavisë si dhe Shqipëria, qysh në fillim të viteve ’90 synuan drejt ekonomisë së tregut. Por këto vende  qysh në fillim hasën vështirësi në kapërcimin e  prapambetjes ekonomike të trashëguar, e cila buronte nga një ekonomi e planifikuar.

Teknollogjia e prapambetur e trashëguar,  mungesa e përvojës dhe vakumi ligjor me të cilën u ndeshën, mungesat valutore, mos  njohja dhe mos zhvillimi i mjaftueshëm i ekonomisë së tregut,  liria ekonomike e kufizuar, investimet jo frytdhënëse, përdorimi i donacioneve në mënyrë jo produktive, vonimi i privatizimeve dhe sidomos dhënia prioritet objektivave politike përpara atyre ekonomike janë bërë shkak për ndikimin negativ në zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit.

Ndonëse duhet të pranojmë se me fillimet e privatizimeve u dukën edhe rezultatet e para positive , sidomos në drejtim të ritjes së Prodhimit Përgjithshëm Bruto. Kjo duket dhe në  rritjen ekonomike në  Shqipëri. Sipas raporteve vjetore të Bankës së Shqipërisë, për vitet 1980 deri në 1990, rritja mesatare ekonomike ka qenë në nivelin 0.9%. Viti me rënien ekonomike më të madhe është 1990, në nivelin -10%. Viti me rritjen ekonomike më të madhe është 1989 në nivelin 9.8%.

Për vitet 1991 deri në 2000, rritja mesatare ekonomike ka qenë në nivelin 1.3%. Viti me rënien ekonomike më të madhe është 1991 në nivelin -28%. Viti me rritjen ekonomike më të madhe është 1999 në nivelin 13.5%.

Për vitet 2001 deri në 2011, rritja mesatare ekonomike ka qenë në nivelin 5.3%. Viti me ngadalë -simin më të madh të rritjes ekonomike është 2011-a, në nivelin 3.1%. Viti me rritjen ekonomike më të madhe është 2001, në nivelin 7.9%.

Zhvillimi ekonomik për tre dekadat e fundit të ekonomisë shqiptare ka një ritëm mesatar rritje në nivelin 2.5%. Por duhet të theksojmë se ritja ekonomike përgjatë tranzicionit u gjenerua kryesisht nga sektori i ri privat, i cili  realizon rreth 70 për qind të PBB-së. Por  ky sektor  privat, po zhvillohet ende me një strukturë të “atomizuar” të përbërë nga biznese të vogla e tepër të vogla e me njëelement  të ndjeshëm informal, gjë që vështirëson si akumulimin e kapitalit, po  ashtu dhe institucionalizimin e tregut.

Për vendet e Ballkanit Perëndimor theksojmë se 3 vitet para krizës financiare globale të 2008-ës, norma mesatare vjetore e rritjes ishte më e lartë se ajo e BE-së. Normat para krizës financiare globale në shkonin mesatarisht në 5-7% në vit krahasuar me periudhën deri në vitin 2000.

Por duke qënë  se disa shtete të reja, anëtare të BE,  arritën nivelet e ekonomive të përparuara të BE-së  në një kohë shumë të shkurtër dhe sidomos në  periudhën e   tranzicionit, lindi pyetja se përse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk përparuan me të njëjtin ritëm. Arsyeja e ecjes së ngadaltë të Ballkanit Perëndimor qëndron te fakti  se reformat strukturore në ekonomi në këto vende  u kryen në mënyrë më të ngadaltë, sidomos në uljen e ndikimit dhe të pronësisë shtetërore dhe përmirësimin e aftësive qeverisëse. Problemet sociale që lindën me privatizimin e ekonomisë e stepën klasën politike shqiptare, e cila aplikoi metodën “hiq e mos këput” duke haruar se: .. “…  gjërat e ngadalta bëhen gabim dhe përfundojnë keq”( Balceroëics ).Përfundimi i keq, në këtë rast është niveli i ulët i mirëqënies  së popullsisë.

Për të kuptuar edhe më mirë se në çfarë niveli është mirëqenia në vendet e Ballkanit, le të krahasojmë mesataren e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian me ato të hapësirës gjeografike të Ballkanit Perëndimor, bazuar në nivelin e fuqi-blerjes sipas PBB-së të çdo nënshtetasi në këto vende. Kështu, në vitin 2013 PPB për  frymë të popullsisë paraqitet si vijon: Shqipëria 4.460.34 USD/Frymë, Bosnjë Hercegovina 4.661.76 USD/Frymë,   Kroacia 13.597.92 USD/Frymë, Kosova  3.877.17 USD/Frymë, Maqedonia 4.838.46 USD/ Fr, Mali I Zi 7.106.85 USD/Frymë, dhe Serbia 6.353.83 USD/Frymë (Burimi Banka Botërore ) ose në vitin 2015,  niveli mesatar i prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për person në vendet e Ballkanit është sa 40% e mesatares së vendeve të BE-së .

Ky nivel i ulët dikton aplikimin e politikave ekonomike afatgjata . Vendet e Ballkanit kanë realizuar privatizime të ekonomisë në forma të ndryshme, por përsëri ato hezitojnë të përfundojnë privatizimin e shumë sektorëve madhorë të ekonomisë, duke vijuar të ruajnë pronësinë  shtetëror mbi to. Mosprivatizimi i sektorëve të naftës dhe gazit, energjisë, sektorë të shumtë shërbimesh aktualisht administruar nga Pushteti Vendor ka sjellur një  “pengim” të ekonomisë në ecjen e saj drejt liberalizimit. Ekonomia nuk mund të ecij gjysma drejt liberalizimit dhe gjysma tjetër drejt etatizmit. Ajo ecën si një e tërë dhe vetëm  në një drejtim. Balceroëitsc mendonte se ..Shteti minimal dhe tregu i lirë…ishin kushte të panegociue- shme për të garantuar tranzicionin nga plani te tregu i lirë. .

Fridman theksonte se …Në një ekonomi tregu, zvogëlimi i rolit të shtetit është mjeti i vetëm për të aritur lirinë politike dhe ekonomike”.

Për vendet e Ballkanit, në vitin 2013, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ka përfunduar raportin e saj të tranzicionit, me një frazë shumë ilustruese duke i quajtur… vende – “Të ngecur në Tranzicion”. Raporti thekson se edhe për  20 vite, shumica e ekonomive në tranzicion,  nuk do të jenë në gjendje të arrijnë 60%  të të ardhurave për frymë të vendeve të BE. Madje edhe sot  vendet e Ballkanit cilësohen  si vende …të tranzicionit të vështirë,..të vonuar apo.. .të ndërprerë..

Ekonomia shqiptare është ende sot  jo e stabilizuar e cila karakterizohet nga:-Deficit i jashtëm i paqëndrueshëm, deficit fiskal i lartë, bujqësi problematike, nivel i lartë papunësie, kreditim i pamjaftueshëm banker dhe sidomos një privatizim i ngadaltë i sektorëve madhorë të ekonomisë, sektorë të cilët i japin peshën dhe drejtimin zhvillimit ekonomik.

Me biznese të vogla, të lidhura me njera tjetrën me një zinxhir borxhesh, me një rrezik falimentimi në seri, nuk mund të pretendohet një zhvillim ekonomik modern dhe bashkëkohor. Bizneset e vogla kanë profil familjar si në punësim ashtu dhe në prodhim. Portretin e një ekonomie kombëtare e japin bizneset e mëdha, të afta të punësojnë  masivisht, të konkurojnë në tregun ndërkombëtar,  të akumulojnë dhe investojnë vlera të  mëdha kapitalesh dhe të realizojnë prodhime sasiore dhe cilësore me një kosto të kënaqëshme, duke siguruar fitime nga shitja e tyre brenda apo jashtë vendit.

Aktualisht vendet e Ballkanit po zbatojnë procese intensive kalimtare reformuese. Ata synojnë  ndërtimin një model të ri të rritjes ekonomike që duhet të mundësojë daljen nga kriza aktuale në afate kohore sa më të shkurtëra. Shtegu i vetëm i kësaj daljeje është riformatimi i një ekonomie liberale, duke krijuar një bazë bashkëkohore dhe demokratike të shtratit ligjor.

Po të shohim kriteret  për pranimin e antarëve të rinj në Bashkimin Europian  të cilat janë :

-Kriteri Politik – arritja e stabilitetit të institucioneve që garantojnë demokracinë,pushtetin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe respektimin eminoriteteve.

-Kriteri Ekonomik – egzistenca e një ekonomie tregu funksionale dhe konkuruese.

-Kriteri  Administrativaftësia për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësisë, përfshirë edhe besnikërinë ndaj tendencës për bashkime politike, ekonomike dhe monetare.

Duke analizuar kriterin ekonomik, në përgjigje të pyetjes se çfarë është nje ekonomi tregu funksionale sqarojmë se ekonomia e tregut presupozon egzistencën e:

– Liberalizimi i tregtisë – Aktualisht Shqipëria është  anëtare e OBT-së,që do të thotë egzistenca e një tregëtie liberale. Por liberalizimi i tregtisë presupozon sigurimin e një baze të forte për rritje ekonomike, me burim te rritja e eksporteve.Liberalizimi i tregtisë I kërkon ekonomisë të përqendrohet në sektorët  potencialisht  konkurrues me objektiv arritjen e një ekulibri afatgjatë të tregut..

-Liberalizimi i çmimeve –Aktualisht  Shqipëria ka  një shkallë të lartë të liberalizimit, por duhet të pranojmë se disa çmime janë të komanduara dhe nuk janë rezultat i funksionimit të tgregut, si psh çmimi i energjisë , ujit,etj.

– Të drejtat mbi pronën  janë elementet kyçe në një ekonomi tregu që funksionon. Aktualisht zbatimi I kësaj të drejte në Shqipëri është ende i vështirë.  Ndonëse ka përmirësim në kuadrin ligjor, zbatimi I kësaj të drejte në praktikë është shumë  i dobët. Pronësia mbi tokën është ende me problem ligjore dhe ekzekutive, duke u shndruar në një pengesë jo vetëm në ekonominë bujqësore por në gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare. Kthim kompesimi I pronave ecën shumë ngadalë dhe me probleme, duke lënë shumë problem dhe konflikte pas.

– Stabiliteti makroekonomik.-Shqipëria ka arritur një fazë të kënaqshme të stabilitetit makroekonomik.Ecuria e rritjes ka qenë e qëndrueshme gjatë viteve të fundit. Në mënyrë të veçantë, inflacioni ka rënë dhe arriti në fund të vitit 2002 në 2,1 për qind nga 5.4% që ishte më parë. Por gjithsesi, panorama është tepër problematike aktualisht. Niveli i ulët investimeve, investimet e huaja, dërgesat nga jashtë  janë karakterizuar  nga një nivel minimal. Nga ana tjetër, niveli i PBB-së për frymë është ende ndër më të ultit në Ballkan.

-Zhvillimi i sektorit financiar në Shqipëri aktualisht lë për të dëshiruar. Privatizimi I bankave është njëra anë e ekonomisë së tregut dhe në këtë drejtim Shqipëria ka bërë hapat e duhur.Por zhvillimi I ekonomisë ka nevojë për banka active në kredidhënie. Në drejtimin e dhënies së kredisë nga bankat Shqipëria renditet ndër vendet me tregues më të vogël.

– Privatizimi.- Krahas privatizimeve të vogla dhe të mesme, Shqipëria ka kryer edhe privatizime strategjike si  Bankat, Telefoninë, kompanitë e sigurimeve etj. Por siç kemi theksuar, ende mbetet për tu privatizuar kompani të tjera të mëdha. Krijimi i shoqërive anonime me capital 100% shtetëror si psh AlbPetrol, Petrol Alba etj nuk krijon resurse të ekonomisë së tregut por vetëm disa costume liberale të pronës së shtetit që dëshmojn egzistencën e etatizmit në ekonomi.

Politika e konkurrencës. Reformat ekonomike si liberalizimi i tregtisë dhe i tregut financiar, privatizimi etj., janë mjete për të nxitur konkurrencën dhe për të promovuar një efikasitet më të madh cilësorë në prodhim dhe në tregëtim.Por duhet të pranojmë se  politika e konkurrencës në Shqipëri ka shumë  nevojë për përmirësim.Hyrja në treg ka shumë lehtësira në një kohë që dalja nga tregu për shkak të falimentimit dhe paaftë -sisë paaguese  është tepër I vështirë. Konkurencën gjithashtu e dëmton rëndë edhe ekonomia infformale e cila zë një peshë relativisht të lartë në Shqipëri. Lufta ndaj informalitetit është një luftë për zhvillim të ekonomisë me kritere afatgjatë, e detyrueshme për tu fituar.

Elementët e mësipërm, të analizuar në rastin e Shqipërisë janë aktualë dhe gati identikë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Vendet Ballkanike vuajnë nga e njëjta “sëmundje” dhe kanë gati të njëjtat siptoma. Si të tilla,edhe “kurra” e tyre është gati e njëjtë, me ndryshime të vogla në “dozat” e ilaçeve përbërëse.

Elementët e mësipërm, duke qënë pjesë organike e një ekonomie liberale, janë si gjymtyrë të të njëjtit trup ku, shëndoshja e të tërëve  njëkohësish sjell shëndoshjen dhe forcimin e trupit të ekonomisë.

Plotësimi i kritereve të pranimit në BE është  edhe fundi i periudhës së tranzicionit ekonomik, duke sanksionuar egzistencën e një ekonomie liberale të tregut. Pas kësaj kemi thjeshtë “garë” për zhvillimin dhe modernizimin e ekonomisë.

“Ditët e mira pas kësaj vijnë” (Naim Frashëri)

*-Referuar në Konferencën Ndërkombëtare “Ditët e studimeve shqiptare 2017” më 29 Prill 2017 UET.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s