Cikël poetik nga Alma Prifti

Cikël poetik nga Alma Prifti
 
 
KAFEJA E FUNDIT
 
Në bar më priste kafeja e hidhur,
dhe u ula unë diku e qetë!
Një  zë së largu  goditi  shpirtin,
dhe u hap thellë si det.
 
E ktheva unë kokën pas,
të shihja ngjyrat e këtij zëri.
Kafeja më ngeci në fytë,
u zverdha unë i tëri.
 
Befas ndjeva aromën,
të ishte e kafesë, kush e di??
Ndjeva një frymë manushaqe,
që befas vinte nga ti.
 
Kur kafeja u sos dhe u çova,
mendoja se karshi rrinim të dy.
Zemra krijonte imazhe,
kujtimesh të zjarrta për ty.
 
Ishte kjo hera e fundit,
që kafenë piva me ty.
E piva me forcën e shpirtit,
se ti nuk ishe aty.
 
 
 
ELİSABETH
 
Elibabeth! Shpirti thërret,
zemra buçet
…..dashuri e përjet!
 
Shumë të dua Elisabeth,
shpirti gufon
…sa shumë të adhuron!
 
A je ti e imja mbretëresh?
Zoti guxoi
….nga unë të largoi!
 
Kur të të gjej Elisabeth?
Toka të fshehu
…nga ndjenja të rrëmbeu!
 
Do të të dua përjet,
nga ferri të përshëndes
…e imja Elisabeth!
 
 
 
GRUA…
 
 Sa shumë u tendos
emri yt…grua.
Sa shumë u shtyp,
nga vet fjala…TË DUA!
 
Ai që të lendoi ty
që të masakroi…grua.
Nuk pati mëshirë,
si një djall…u zgjua.
 
Fati të vrau, të lendoi
ty nënë, ty….grua.
Bota është mizore,
është e lig për ty…për mua!
 
 
 
TRËNDAFIL
 
Ajo aroma jote,
aromë perëndie.
Trëndafil i egër,
me gjemba dashurie.
 
Gjakos shpirtin tim,
me aromë mrekullie.
Lëndon pa mbarim,
me ngjyra kaltërsie.
 
Trëndafil i egër,
gjembon ky shtati yt.
Petalet mbinë në zemër,
dashuria po më mbyt.
 
Afrohu pranë meje,
trendafil i kuq sasie.
Më gjakos pa leje,
me ato gjemba dashurie!
 
Të humbasim në aromë,
të humbasim në pasion.
Të çelim përgjithmonë,
në kopsht lulesh që verbon!
 
 
 
EROS I ZI
 
Mes pasionit dhe epshit të zjarrtë, 
qendron dashuria pa frena
…..në shinat pa trena.
 
Mes çmendurisë digjem flakë,
kafshohemi, lëndohemi
…..ama dashurohemi!
 
Pushtom ti dashuri sterr me natë,
timin epsh bëj tëndin
…..pushtimet më çmëndin!
 
Të ftoj dashuri në sagën e erotizmit,
zjarr të ndezim unë e ti
…..nën trenin eros të zi!
 
 
 
VDEKJA E VDEKJES  SIME
 
Një pikë loti më rrëshkiti në faqe,
u duk sikur Bota u mbyt në det.
Një mornicë e egër e pushtoi trupin,
tamam si të ishte ndonjë tërmet.
Zemra i ndali rrahjet e saj,
i dha fund trupit pa jetë.
Sytë u zbardhën nga drita “parajsë”,
si fundi i veprës “Hamlet”.
Filloi shpirti gufimin final,
si ujëvarat e ndonjë katundi.
U harruan kujtimet e jetës,
kur trupi nxorri frymën e fundit.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s