Poezi nga Anila Kruti

Poezi nga Anila Kruti
 
 
Xixëllonjat
 
Fle ullishtja në krahët e muzgut.
Lëndina me dardhë shtruar mbi vete kokrra të pjekura , dergjet në vetmi.
Po, mua pse mu kujtuan netët e korrikut?!
Pastaj , fytyra jote që llamburiste dritës së hënës nëpër degët jeshile të ullinjve.
Venitej dhe ndizej…
S’ di pse të pashë zbathur me një fener në dore netëve të verës .
Sikur ti kërkoje veten…
në rrugën e pyllit që merrte frymë nën ujin e përroit gri .
Dhe duart e mia i pashë arrave që mblidhnin grurë e humbën.
U trishtova…, ndërsa dritën tënde se pashë më.
Pastaj mbylla sytë dhe ra nata..
Shtriva flokët e gjatë në lëndinën e bardhë…
Nisën të ndizen nëpër flokët e mi xixëllonjat…
 
 
 
Atdheu im i vogël
 
Bie shi…
Ti ngrite ëndrrat gradaçela mbi re .
Më je mpakur…këllqet s’ të mbajnë më.
Je bërë një grusht ,
Atdhe!!!
Të vërtetat të vrane…
Oh, ti ke ftohtë!
Atdhe…!
Ke dalë lakuriq.
Më vjen të të pushtoj me krahët e mi.
Të të ngroh , të të jap frymë.
Të bëhesh frymë!
 
Atdheu im i vogël.
 
 
 
***
 
Iku vjeshta këmbëzbathur
la gjurmë nëpër dritaren time.
Pastaj, tek porta rrodhën burimet me gjethet e kuqe në krahë.
…nuk më zë më gjumi.
Më kujtojnë zërin tënd…
 
 
 
***
 
Zakonisht njerëzit e malluar
ecin me duar në xhep rrugëve të shkretuara.
Duart,
gjithnjë do të të prekin pak vjeshtë
me fytyrën time…
 
 
 
…prej dielli
 
Pikoi dita…
Rrodhën ujërat në shtratin tim.
Kënduan fushat baladat epike.
Diellin se pashë.
Unë të prisja ty!
Ti, ishe bërë i gjithi perëndim.
Këndova në breg, si sirena e detit.
Brigjet mbyllën sytë në palma malli.
Për herë të parë zbriti qielli mbi krahët e mi,
më veshi fustanin prej dielli …
 
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s