Poezi nga Rita Petro

Poezi nga Rita Petro

 

LUTJË PËR ATË QË IKËN
…………….Sipas lutjeve të nënë Terezës

Ndihmoje, o Zot
Atë që ikën,
Ta marrë me vete kujtimin
Dhe atë që mbetet
Ta ruajë në vete kujtimin.

Ndihmoji, o Zot
Ata që ndahen,
Që kur të takohen
Mos shihen si dy të panjohur
Por të ndiejnë
Se nuk janë ndarë kurrë.

 

***

Si mund të flesh në këtë natë magjike?!
Përtej xhamit të dritares
Janë çmendur yjet
Xixëllojnë e fërfëllijnë
Në të mijtën e sekondës
U çmend nata prej tyre
U çmenda dhe unë
Në shtratin përballë dritares
Yjet e saj zgjuan yjet që flinin
Në errësirën e shpirtit tim
I ndiej gjithandej nëpër trup
Më djegin më shpojnë
Nuk gjej qetësi
Veç rrotullohen
Shtriqem
Fërkohem
Në çarçafin e mëndafshtë
Për pak freski…

Zgjohu
I dashuri im
Hapi e shndërroji sytë e tu
Në xixëllima
Ani pse mund të dukesh si vampir
I dashuroj vampirët
Mënyrën e tyre
Se si t’i futin dhëmbët në qafë
E gjaku bulçon prej saj
Mbase është një ëndërr budallaqe
Kjo e imja
Por është e vërtetë…

(Fragment nga libri Vrima, 2014)

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s