Njerëz që me veprën e tyre duhet të kthehen nga monumente kujtese, në monumente reale dhe mos’harrese. ( Sipas Rrëfimit të Gëzim Xhaferrit nga Kalasa e Rrëzomës, Delvinë. ) / Nga: Agron MEMA

  Njerëz që me veprën e tyre duhet të kthehen nga monumente kujtese, në monumente reale dhe mos’harrese.     Sipas Rrëfimit të Gëzim Xhaferrit nga Kalasa e Rrëzomës, Delvinë.     Është një histori që flet shumë me mesazhet … Continue reading

SANDRA SSARMIENTO: Creativa y amante de la literatura, busca constantemente promover el desarrollo de las obras literarias mediante sus creaciones.

SANDRA SSARMIENTO http://guatemaltecosilustres.com/artistica/sandra-ssarmiento/ Creativa y amante de la literatura, busca constantemente promover el desarrollo de las obras literarias mediante sus creaciones.   Sandra Patricia Sajché Sarmiento, es una escritora poeta, narradora y guionista, que realiza su obra bajo el seudónimo … Continue reading

Poezi nga Fejzi Murati

Poezi nga Fejzi Murati

 

GUASKA BOSH…

Nipi im i vogël, Martini
luan me rërën në bregdet,
duke gërmuar me gishtat e njomë.
Befas diçka të veçantë nxjerr i lumturuar,
një guaskë të bukur mban në dorë…
Shikon i çuditur format e saj
tenton ta fusë në gojë,
ta shijojë,
ne nxitojmë t’ia heqim nga dora,
ai qan i trishtuar…

Martin,
i miri im,
ndoshta ajo guaskë ka jetuar në fundin e detit,
brenda gjirit mund të ketë patur një perlë,
por dikur jeta i sosi
dhe deti në breg e hodhi si send pa vlerë.

Martin
i miri im,
ti je i vogël,
gjithë jetë e dritë në sy,
kur të rritesh do ndeshësh shumë guaska të bukura,
që jeta pa mëshirë i ka bërë fli!

Si kjo guaskë që mban në dorë tani!

 

SYTË E TU

Kur t’i shikoj ata sy të bukur,
gjithë dritë,
sikur shoh lindjen e diellit çdo mëngjes,
rikujtoj puthjet e para të dashurisë,
më kujtojnë dridhjen e yjve
nëpër netë.

Kur t’i shoh ata sy të bukur,
gjithë dritë,
Zemra më mbushet plot me dashuri,
harroj edhe idhujt
edhe perënditë!
Zot
e dritë
e jetë,
më bëhesh ti!.

 

MOS TROKIT MË NË KËTË DERË…

Ike?
Mirë bëre!
Shpesh, edhe ikje ka në jetë!
Veç mos harro:
Në këtë derë,
të ritrikasësh nuk ke më të drejtë!

Se dyertë e zemrës s’janë si dyer motelesh
që hyn e del sa herë të kesh qejf!
Dyertë e zemrës një herë çelen si gonxhe,
kur dielli i dashurisë troket!

 

EKSTREMITET

Dikur,
ishim hije të njëri-tjetrit
çdo hap,
çdo fjalë,
çdo mendim,
e kishim të përbashkët.
Dikur,
edhe shtratin,
edhe gjumin,
edhe jetën,
e ndanim bashkë.
Dikur ishim aq mirë …
me zemrat plotë!

Sot,
as hapin,
as fjalën,
as mendimin,
as shtratin,
as gjumin,
as jetën,
as ajrin
s’i ndajmë dot!
Sot,
jemi krejtësisht të ndarë,
në dy botë!

 

PUTHJET
(triptik poetik)

MËNGJESI

I vogel, 
te gjithë më puthnin pa ua kërkuar
ato puthje mezi i kam duruar…
s’e kuptoja pse më puthnin aq shumë
më puthnin zgjuar, puthnin dhe në gjumë.
oh sa më lodhnin ato puthje pa kuptim,
shpesh i fshija faqet me përçmim…

MESDITA

I ri,
më puthnin dhe puthja
vajza me buzët që u fërgëllonin,
vajza që dashurinë etshëm kërkonin,
vajza që lotët i derdhnin si pikë vese,
vajza që konkuronin lulet në mëngjese,
vajzat – këngë, vajzat – poezi
vajza të lindura për dashuri,
vajza që kishin në sy dritë jete,
vajza që derdhnin emocione deri në pikëvdekje…
Secilës i dhashë jetë dhe jetë më jepte!

MBRËMJE

Drejt moshës së tretë…
askush nuk më jep puthje,
askush s’më përqafon,
as përqafimin tim dhe puthjen s’ma duron!
Trishtimi më vret shpirtin…
e kot në rron a s’rron!

 

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik ” Copëza të pagjumta…” të autores Mirela SAROLLI ROPI

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik ” Copëza të pagjumta…” të autores Mirela SAROLLI ROPI   Autori: Mirela SAROLLI ROPI Titulli: Copëza të pagjumta… Redaktor: Ilmi Dervishi Korektore: ELONA MEHMETAJ Recensa: ELI KANINA Kopertina: OLIMBI SHORE Botimi i parë, 2017 ISBN: … Continue reading

Tregime nga Petrit Sulaj

Tregime nga Petrit Sulaj   Horizonti Romina Unë dhe Romina po bëheshim unè adhurues e ajo horizont. Mendimi im përfaqësonte mua, ndërsa imazhi Romina horizontin. Në këtë histori marramendëse, në fillim ishte mendimi im që guxonte e bënte dy hapa … Continue reading

Poezi nga Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti Shkruaj… Unë shkruaj, Sepse gëzimet,kënaqësitë, Dhimbjet, dëshpërimet dhe Çdo gjë tjetër që shikoj, Janë mbreslënse dhe emocionuese për mua. Eh, sa gjëra të bukura Që nuk arrij t’i shijoj Më bëjnë të vuaj! Dhimbjet e gëzimet … Continue reading