Poezi nga Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

Shkruaj…

Unë shkruaj,
Sepse gëzimet,kënaqësitë,
Dhimbjet, dëshpërimet dhe
Çdo gjë tjetër që shikoj,
Janë mbreslënse dhe emocionuese për mua.

Eh, sa gjëra të bukura
Që nuk arrij t’i shijoj
Më bëjnë të vuaj!
Dhimbjet e gëzimet
Mbeten thellë në kujtesën time
Dhe gjithçka që ndjej,
Është si një dehje e gëzueshme dhe e dhimbshme.

Në gjithçka që shkruaj
Është gjithçka që më ngacmon,
Është gjithçka që dashuroj,
Që gëzoj e që vuaj.

Në vargjet që shkruaj
Është jeta ime,
Është dashuria ime,
janë edhe dashuritë e tjera
që shfaqen kudo e anembanë vendit,
është gjithçka që jeton
në sytë dhe në shpirtin tim.

E si të mos shkruaj
Kur shoh këtë gjol e këtë qiell të kaltër,
Këto lule plot ngjyra të qytezës time,
Këto kodra me pyje gjelbëruar
Dhe gjithë këtë panoramë
Me këtë pamje të magjishme,
Njësoj si kjo verë e vjetër që
në buzë e mia po derdhet kaq e shijshme.

E për çfarë të shkruaj,
Për kronikat e zeza televizive,
Për ngjarrjet politike apo sharrjet e politikanve
E trafik të bimëve narkotike,
Apo të tjera budallallëqe,
Që shkatërojnë jetën tonë të shkurtër?

Jo,
Të tjerë le t’i shkruajnë ato.

Unë shkruaj dhe për ëndrrat
S’di pse ëndrrat më pëlqejnë!

 

Ndarja është dhimbje

Në një qytezë u lindëm u rritëm,
U takuam, u njohëm u dashuruam,
Jetuam rininë e bukur,shëtitëm
Buzë liqenit të kaltëruar.

Aty njohëm lumturinë
dhe dhimbjen më të madhe,
Ndarrjen,

E lamë qytezën
i humbëm vështrimet
e humbëm ztrehzën
i harruam ëndërrimet.

Ca gjurmë lamë
Rrugicave të qytezës tonë.

 

Pogradecit…

I bukur është qyteti im
Dhe gjoli i bukur shumë,
Lule plot ngjyra e gjelbërim,
Përmes qytetit kalon një lumë.

I bukur është qyteti i Pogradecit,
Kalaja shndruar në qytezë të re,
Prej andej duket si përhapet kriveci,
Në sipërfaqen e tërë të liqenit që fle.

Lëndinës mes pyllit, të bukur, të rrallë,
Ku shkonim vazhdimisht e hidhnim valle,
Kush ja shkel tani të gjelbrin bar,
Kush flutrat i kap për vajzat lozonjare?

 

Vegime në sytë e mi

Gjithçka përplasej në shpirtin tim,
ngarkuar plot ndjenja e brenga
në kokë ngacmonte veç një mendim,
brenda kraharrorit zemra perpelitej.

Nata kishte rënë në zemrën time,
një engjëll fluturuar qëndronte mbi kokë,
në thellësi të syve jetonin vegime,
e plot kujtime që s’harrohen dot.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s