Poezi nga Miltiadh Davidhi

Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

VENDBANIMI IM NË UNIVERS

Jetoj ne shtepine e madhe te poeteve,
Pi te njejten vere,
Thyej me gishta te njejten buke,
Shkruaj me te njejten boje te shpirtit,
Mbeshtetur berrylat mbi te njejten
Tavoline te universit…
Shtrihem e vdes kafshuar
Nga i njejti gjarper i dashurise,
Varrosur ne te njejtin varr te dhimbjes.

 

QENTË

Rruga per te dielli
Kaloka permes reve,
Qiellit ka vetem
Ndonje yll te rralle.
Vendin ku hedhim hapat,
Vetem te lehurat e qenve
Na e tregojne,
Qe kafshojne ku te mundin
Erresiren dhe ne,
Duke na lene kafshime te dhimbshme.

 

MALL

I lagur me lot drite
Prej syrit tend
Te larget,
Pikoi i teri mall.
Rete
Gjuhe te zeza resh
Zgjaten
Atje,ku dielli perendoi,
Si per t’i prishur bukurine
Qe la pas.

 

GJYSHI

Ecte ngadale,
Duke trokitur
Lehte me bastun,
Ne token e lagur
Me shira dhimbjesh,
Sikur kerkonte
Nje vend pa lot,
Ku te varroste shprtin.

 

LARGËSI

Cudi!
Qyteteve e njerezve
Qe dua me shume
U largohem,
Ndoshta per ta ndier
Me teper
Dhimbjen e dashurise,
Dhe i ngroh si dielli
Me rreze nga larg,
Si te kem frike
Se i djeg.

 

KISHËZA

Kjo dege e blerte
Eshte kisheza ime,
Ku une
Bej kryq,
Ndez qirinjte
E shpirtrave,
E puth ikonen
E syrit tend.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s