Poezi nga Teuta Osmani

Poezi nga Teuta Osmani

 

Në lutje!

Ata, po jetojnë në jetën e tyre
Si e tyrja është edhe ëndrra
Po, për mua mama m’u fik dita
Që kur nata me ish kaq e huaj!

Por, tani dhe nata me braktisi
Dhe ëndrrat e mija gjithashtu
Nga vendi me rri e ngrihet mendimi
Sa pa mbyllur sytë të ndjehem aty!

Të ndjehem si vet drita që prisja
Të më hyjë këtu thellë në shpirt
Për ty mama që errësira më mbyti
E nuk më le që të marr thellë frymë!

Të marr erën e ndjerë të krahëve të tua
Të ndjehem se po fluturoj në prehrin tënd
Sa herë që ditët shpejt gdhihen e ngrysen
E unë një ëndërr të vetme shoh për herë!

Sepse, ti e di që unë thërras tutje
Tej kufijve të hapura syve me shpresë
Kur ti për mua ishe gjithmonë në lutje
Me Zotin, përditë I bëje një shkresë!

Teuta Osmani
Amerikë, 1.8 2017

 

Larg…!

Oh, sa larg jam unë nga jeta
Nga ëndrrat e gjalla gjithashtu
Më thoni ju lutem të vërtetat
A mund të rri kaq e heshtur e butë ?

Dhe nis dita e re në agim
Mbrëmjeve shoh një re të ngrysur
Në sytë e mi që nuk ve gjumë
E as në mendje që nuk rri fjetur!

E nëse jam përballë jush
E nëse mbrapa anash e diku
Nuk jam larg ndjenjës suaj
Sikurse ndjej dhe unë për ju!

Sepse, gjithkush mendon të drejtën
E të vërtetën gjithkund e gjen
Por, në të vërtet je larg jetës
Kur larg nënës ndodhesh përherë!

Teuta Osmani
Amerikë, 31.7.2017

 

Mos më ler mama!

Mos më ler vetëm mama, mos më ler
Në kohën më të bukur e tani që jam nënë,
Vajzë më bëre nuse, grua në një derë 
Sa herë më thoje, shiko jetën tënde përherë!

Por, ti gjithmonë më qortoje kur isha tek ti
Më mësoje, më edukoje, të rritesha e sigurte,
Në krahët e tua një gjysmë jete për mua ish
Në krahë prindi, ku ndjehesha gjithmonë fëmijë!

Por, nuk e dija kurrë se do të lija vetëm
Nga kjo udhë e gjatë që vetëm ikje ka
Më kokën prapa e sytë e përlotur gjithë jetën
Për, ty o nënë e për babin sa nevojë kam pas!

Për ty o nënë, në dhimbje e në sëmundje
Në gëzime , në festa , në lindje e përkujtime
Në albumet e mija me fotot flisja e kuvendoja
Si të ishit kaq pranë e me mall, njëra tjetrën prisnim!

Por, ti më je gjithmonë në gojë , e në mendje
Fjala e parë sa herë gdhihem e ngrysem
Për ty o nënë mendoj e kur pij kafen
Vetem, siç më prisje e ti, kur bashkë ishim!

Teuta Osmani
Amerikë, 30.7.2017

 

BRENDA TEJE 

Si një manare vërtitem tej bregut lënduar
Si lozonjare kërcej mes tingujve e magjive
Të hidhem , të ndjehem si e dashuruar,
dhe lutem, dhe lutem natën perëndive!

Si një fëmijë gëzohem duke parë veten
Në pasqyren e jetës pikturuar pareshtur
dhe qesh, dhe qesh duke lodruar gëzueshem
dhe qesh e këndoj në fëmijërinë e heshtur!

Shoh tej deteve në sy pasqyrash rrejtshëm
e lotët behen të rrumbullt, në një lule në ves ,
eci kështu drejt një malli të quajtur dashuri,
duke lindur e rilindur mbrëmje e mëngjes!

O dashuri, që mbin në zemër si lastar i gjelbër
mes dallgëve të grunjta përkundur nga era
Si një dritë, si një diell, si një hënë apo yll!
jam brenda teje në stinë të humbura gjersa vjen vera!

Teuta Osmani

Amerikë

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s