Tregime nga Petrit Sulaj

Tregime nga Petrit Sulaj

 

Horizonti Romina

Unë dhe Romina po bëheshim unè adhurues e ajo horizont. Mendimi im përfaqësonte mua, ndërsa imazhi Romina horizontin. Në këtë histori marramendëse, në fillim ishte mendimi im që guxonte e bënte dy hapa para drejt Rominës, por ajo e pakapshme njësoj si horizonti, largohej nga unë dhe mendimi im, njësoj po dy hapa. Unë shpejtoja jo pak i joshur dhe bëja me mendimin tim njëzet hapa në sekondë para drejt saj, por ajo njësoj, me një përpikmëri milimetrike më largohej përsëri, plot njëzet çape në gjysmën e kohës që harxhoja unë.
Nuk e di sa vazhdoj kjo histori e trishtë dhe me dhimbje të papërshkruar, u detyrova të pranoj se Romina ishte e paprekëshme si për mua e si për mendimin tim, njësoj ashtu si është horizonti për vështrimin e mbarë njerëzve të globit.
Dikur si e vrava mendjen gjatë e ndava ta marr me të mirë vehten, duke vendosur që ta gjeja Rominën, por pa ja patur nevojën fare mendimit tim. Ishte koha për tu qetësuar duke menduar se kisha bërë zgjidhjen e duhur, por mendimi im, kokë më vehte, kishte vazhduar rrugën e tij mendimore drejt horizontit Romina dhe jo vetëm e kishte gjetur atë por kishte bërë me të nëntëdhjetë e nëntat, për llogari të krejt pjesës tjetër time.

petrit sulaj
Qiellgërvishtës pa themele

 

NË QYTETIN BOSH SHËTISIN MAJMUNËT

Çdo mëngjes më shkruan se nuk ke fjetur po vetëm sa ke qenë me mua në ëndërr.
Të besoj, sepse dhe me mua kështu ndodh çdo natë, nuk fle po jetoj te ti si ëndërr.
Në darkë më shkruan se gjithë ditën nuk ke punuar, po ke qenë me mua.Të njëjtën
gjë të rrëfej dhe unë ty, se gjithë ditën s’ kam punuar po kam qenë me ty. Më beson
e të besoj më shumë kur këta gjëra mi shkruan e t’i shkruaj se sa të ishim bashkë
me njëri tjetrin e t’ja thonim me puthje. Na mban gjallë brishtësia e kësaj ndjenje,
dhuratë e përbashkët që e gëzojmë pa e hapur as njëri e as tjetri. Dhuratë që na e bën
dashuria çdo ditë dy herë, né mbrëmbje dhe në mëngjes. Çdo ditë dy herë, në mbrëmbje
dhe në mëngjes.

petrit sulaj
janar 2012 – janar 2016

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s