Poezi nga Donikë Rrethaj

Poezi nga Donikë Rrethaj

 

ATY, ku aroma ka tjetër aromë

Po vij….
e mallshme,
lotët presin vrullin,
e nji dige tesh t’enjtun,
nga krahnori qi rreh me forcë thue ..
tanë mallin qi mbledhë ,
mbrenda shpirtit tem,
ta shtrojnë n’ata rrugë.

Po vij….
Aty ku era e luleve ,
t’deh,
e magjija ka tjetër dimension,
ku andrrat ti nep n’zemër,
aq t’pafajshme,
t’çiltra,
t’dëshirume .

Si netët e hanshme ku unë përkundja..
dridhjet e zemrës,
t’parat,
ahhh…ata net ku çdo gja kishte kuptim,
e ditët me rrezet qi puthnin ..
pa kërkue asgja.

Po vij…
me lot,
t’puthi at tokë,
ku zani em për her t’parë çau hapsinat,
klithja u ba jetë,
E Sot?!
Lerg tejet andërroj…
ARDHJEN.

Po vij ……….
e ti?
Prit ardhjet e mija ,
t’dëshirume.

 

KAJHERË HESHTJA KA MA ZA…!

Nig’joj gërsitjet e pikave t’shiut qi puthin muret e heshtna,
breshnin qi rrah tokën e ngurt thue inadin don me nxjerrë,
erën qi vishkullon nji muzikë vdekjet,
bërtet n’notat e nji nate t’zbehtë.
E hesht..!
shikimin e çoj nelt ku do re pushtojnë qiellin,
si dele shtyhen tuj dasht me pushtue nji hapsinë,
qi sa ma shumë ngushtohet tuj lanë vendin nji nate,
pa hanë.
E hesht..!
Mas kohën e plakun ,
ku thinjat burgosë kanë moshën e andrrave,
qi presin natën t’lindin t’brishta ..
t’paprekna,
t’njoma si vajza e mendimeve t’mëkatshme.
E hesht…!
Bëlbëzoj nën za nji kangë tesh qi fjalt ja kam harrue,
po disa gërma prep i tham,
ndoshta nga malli i shtrimë rrugve t’zbrazna…
ku sot?!
shiu lag i ka me lot’tët e nji nadje t’amël.
E hesht..!
Mbylli sytë e shikjoj para vedit me ndjenjat e shpirtit,
ku due,
n’disa livalle t’gjelbërta ku çilin gema lulesh t’pakputna,
e ku degt e prekjeve t’brishta,
kanë aromë dashnijet.
E hesht..!
Rrebesh ka jasht, stuhi qi tund themel e temes kshtjellë,
po tesh jam msue,
se e rrzon un prep e ndërtoj,
gur mbas guri për pak ditë,
Lodhem ,m’asht lodhë shpirti, zemra nga era e dhimbjes,
qi rreh muret e mija.
E hesht..!

Poo……….heshti ,
se heshtja ka ma za,
aty ku kufini ka mbarue,
e tokat e huja shkrujnë gjurmët tuja.

 

JETOJ PËR TY

Kur humb nanën t’ qujnë: jetime…
humb burrin t’ qujnë : vejushë,
po kur humb shpirtin e shpirtit?!
e kur zemrën ma askush sta mbush?

Thue nga dhimbja aq e madhe?
qi nuk ditën me i dhanë nji emën?
kur humb kuptimin e çdo gjaje?
kur n’palc plagoset e mjera femën?!

Unë pres diellin me m’ngrohë sadopak,
e kullos n’hapsinë sytë e mi,
edhe se ti tesh ke ikë pakthim,
ta dish zemër jetoj edhe për ty.

 

VETVRASJE.(ZEMRE)

Nig’jo gërsitjet e zemrës,
muskujt e saj qi struken nën nji shtrëngim të ligun,
nig’jo klithmat…..
ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhh,zanin .zanin qi…
shpërthen brazdat e rënkimeve t’plogshta.

Nig’jo rrahjet qi trondisin ograjat e vdekna,
e fjalt e saj t’pathana,
nig’joji po t’tham.

Vrasëse….
po un jam ,
e thera……..
pa dalje shtigjesh,
e mallkova tuj ditë se nji ditë..?
unë do isha?!
E PAZEMËRT.

Vrasëse….vrasëseeeeee….
nig’joj n’andrrat e nats nji za,
qi m’flet her randë e her aq lehtë sa m’duket…
m’duket vedja.

Thue?
jam unë qi e holla n’zjerm,
e thera..
e braktisa,,,
pa shkak,
veç tuj dasht me jetue nji dhimë.

Po……..!

Unë e vrava,
tesh?!
Mos kërkoni temen zemër,
m’kërkoni veç n’burgjet e pamure,
t’zhgarravitna nga harresa,
nga shkrime qi unë tham nën za..
pa m’nie kush: VRASËËËËËSEEEEEEEE…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s