Poezi nga Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

FJALËS

Kurrë nuk di të mplakësh
Nëse më je si aromë lulësh
Edhe atëherë kur të zhdukin
Ti më qëndron më afër së jeta.

Sa më ngjanë në Diell
Kur të dytë ngrohni njëjtë
Asnjë stuhi nuk e lëni të bie mbi mua
Buzëqeshëm kur më thoni të dua.

Ç῾mesazh më fal kur ti rri me mua
Ëndrrat e kutimeve i vëjmë në një gotë
Ngritim dolli edhepse ndonjëherë flasim kot
Për mua je fjalë e bukur atëherë kur vijen si përrallë.

Pak fjalë të bukura i fal edhe unë zonjës fjalë
Nga ato që m῾i sjellin orë e çast hyjnitë
Si ta di si më rri jeta ime në fjalë
Më mirë e di fjala kur flet me perënditë.

21 Korrik 2017 @DESKU

 

BOTË MJERANËSH

Nuk është keq nëse mbetëm pa fjalët që urrejnë
Takimet e mbretërive u bënë në kohë lufte në qytetin tim
Ç῾më solli lufta pas dhembjeve ,e cilat plagë ende m῾i la pa shërim
E di kush e solli Doruntinën ,por e di edhe kush e tradhëtoi Marie Shllakun.

Në luftën e Çelisë dy botëra luftuan dhemb për dhemb e kokë me kokë
Është bota e afërt me mua e marrë që tradhëtoi Marie Shllakun
Pse ishte gjenerale dhe e lirinë e luftoi ndarjen në dysh të atdheut
Pse la botën perëndimore dhe erdhi të na mbroj nga serbosllavët
O Zot mos më fajëso pse u linda në këtë botë të quditëshme mjeranësh.

31 Korrik 2017 @DESKU

PS.Çelia (Siqevë,vendlindja ime)është vendi ku ranë 45 trima duke mbrojtur identitetin shqiptar,Marie Shllaku shpeton e gjallë,por tradhëtohet nga një mëkatar dhe e dorëzon tek stacionin e policisë,ku e gjykojnë në Prizren dhe e varrin më 1945

 

S῾KA VDEKJE FJALA
(Ikonës se gjallë Halit Beranit)

Nëse fjala ka mijëra vite jetë
Fjala ime për ty rron edhe përtej të shenjtës
Ti vitet i more ngado që shkoje
Sëcilit ferr nga një emër ia lë kujtim.

Sa shtrenjtë e pagove shenjtërinë e tokës
Pa pasur asnjë çast të kohës dhe bukurive të saj
Rrëmbeva lapsin për të kërkue të jem a mos të jemi dëshmitar
Çfarë më duhen çmimet e jetës të vjedhura shpirtit guximtar.

Në një mijë vite kthe njëherë nga jeta e trazuar protestash
Kam për ti pushtualr çdo lloj libri për të dashuruarit në ekstrem
Kaq të lehta më janë dukur piramidat e Keopsit dhe shumë faraonve tjerë
E kisha në mendje dhe në zemër jetën aty ku e gjëja një dritë nga drita e hyjnive.

Tokën mëzi e shpetova ,ku edhe sot e ruaj si dikur para vet Krishtit
Luftë i thenqin nëse nuk vdiqa prapë për këtë tokë të artë
Jeto më falën lutje ,një nga një nëtët dikur i numëroja varre
Që nuk dilni me për t῾i lexuar vargje për ty nëna ime ku jeeee.

29 Korrik 2014 @DESKU

 

PROTESTË

Protestë dua të bëj më veten
Pse jetën e kisha fshehur viteve të ferrit
Tokë e bëra emrin tim 
Vetëm atëherë kur më vinte në mendje.

Në asnjë luftë që bëja për fjalën
Nuk e harroja emrin tim sa sot
Ndoshta pse nuk e gjëj shejntërinë e saj.

Çfarë fshihet në protestën time një djall e di.

Prishtinë, 29 Korrik 2017 Agim DESKU

 

S῾KA NËNSHTRIM

(Dedikim,Aulona Morines,këngëtare me duar ë botës,dhe zemër të madhe)

Edhe dritë nëse më bëhet terri
S῾ka nënshtrim deri sa e shoh Dielllin kah e ngroh jetën
Lirinë shtrejtë dua ta paguaj edhe me sy të vërbuar
Betejat më bënë luftëtare të jetës edhe pa gjymtyrët e saj.

Vetëm me Zotin dhe me mëshirën e tij po jetoj dje dhe sot
Nesër nuk i dihet fuqisë sime ku do ndalet, a ku do jehon mw mirw
Cilat tela do i këpusin dy duart e mia të ngjitura vetëm në mendje
Asnjë lloj druri nuk ju ngjajnë duarëve të arta të jetës.

Dhe secilave vdekje ju kërkova dyluftim në borë e shi
Ëndrrat për lirinë dhe jetën e bukur më bëjnë të jetoj
Si një luftetare dhe t῾i mundi secilat beteja që marrin emrin tim
Kjo botë me mua kurrë s῾ka pasur miqësi as edhe një urrejtje të vetme.

23 Korrik 2017@DESKU

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s