Poezi nga Oltjona Selamaj Magnani

Poezi nga Oltjona Selamaj Magnani
 
 
Hej ti…!
 
Hej ti, që flet me retë..
Dhe ti, që ëndërron..
Ti, që linde poet
Dhe ti, që heshtur dashuron…
Ti, që imiton zogjtë…
Ti, që, si bilbil këndon…
Ti, që vallëzon me zell
Dhe ti, që s’sheh, e s’dëgjon…
Ti, që luan me ulahop…
Dhe ti, që prezanton…
Ti, që të tjerët respekton
Ti, që ndërton, e punon…
Ti, që njerëzit ndihmon…
Ti, që mes dhimbjes mbijeton..
Ti, që mbi divan, tv shikon..
Ti, që sëmundjen buzagaz, sfidon..
Ti, ti, edhe ti, që, siç do vetë, jeten shijon…
Kjo, është e bukura e saj ( jetës:)…
Çdokush nga ne, për një qëllim jeton.
 
Nga vëllimi i fundit poetik: “Rënkimet e vjeshtës”…
 
 
 
Gëzoju jetës…!
 
Jemi në “luftë”, or mik ,
Jemi në “luftë”…
Ndaj, ha, e pi verë…
I dashuruar…
Dhe në mos paç dikë në krah…
S’ je i pafat, se ke jetuar.
Ndaj, shtroja vehtes, me gjithë të mirat
Dhe që merr frymë, është mrekulli…
Se kanë të tjerë, dhe mrekullirat…
Por s’ dinë t’ jetojnë në thjeshtësi.
Ndaj, gëzo jetën, me çfarë të mundesh
Kërce…,këndo…, për ironi
Asnjë, në jetë, s’ gëzoi siç donte
Veç, kujt jetoi, me mençuri.
 
 
 
Profetizoj…!
 
Gëzohem, kur ju flisni keq për mua
Siç etërit tuaj bënë me profetët dikur
Unë e di, ZOTI është me mua…
Dhe ju duhet të dini, se është edhe me ju…
Goditem, sepse i jap zë së ardhmes,
profetizoj, atë, që në botë do të vijë…
Vetë ZOTI, me ndriçoi në të tashmen…
Që të ardhmen, të shoh me imtësi.
Dhe ndjej, se do të kesh përuljen
Ti, që vehten me mburrje lartëson…
Siç ndjej, se kush përulshëm sillet
E ardhmja, në piedestal e fton.
E pashë tre herë KRISHTIN…në ëndërr
Aq pranë, sa zemra gufoi…
Porositë që më dha, flisnin…
Njerëzia,-tha…
s’do të vuajë përgjithmonë.
Bekuar të varfërit, që besuan…
Më të pasurit, në mbreterinë time do t’ jenë…
Dhe ata, që, pas pasurisë vrapuan…
Gjithëçka mbi tokë, shkretë do të lenë.
Kur bota të njehsohet me Atin…
Nuk do të kesh më fuqi të ndryshosh
Ndaj, tani që mundesh, bëj paktin…
Kush lidhet me ZOTIN
Çdo plagë shëron.
 
 
 
Ku ta gjej?!…
 
Ku ta gjej një luledele
Të më sjellë pranverën?!
Hapur e kam shpirtin
Çelur, mbajtur derën…
Po nguron të më gëzojë
I mungon guximi
Ajo, fshehur rri, nën shi
E ka zënë trishtimi.
Ku ta gjej një manushaqe
Të më ngushëllojë?!
Me lejla t’ ma veshë dhimbjen
Fort, t’ më pushtojë?!
Ku ta gjej një luledielli
T’ i marr mirësinë?!
Me të verdhën, të ngroh shpirtin
Të zgjoj miqësinë?!
Ku ta gjej një rreze dielli.
Të më përkëdhelë?!
Të më heqë çdo shqetësim
Pas vehtes, të më mbledhë?!…
Ku ta gjej një ëndërr,
Ta bej realitet?!
Të të kem, edhe një herë
Ëngjëll, në këtë jetë?!…
Autore Oltjona Selamaj
 
Dedikuar gjyshes, edhe mikes sime Kamelia
 
 
 
Isha…!
 
Isha 20 vjeç
Ëndërrat-buzëqeshur
Guximin vigan
Mëngët-përveshur…
Do t’ndryshja botën
Kisha një mision:…
“Të gjithë; të lumtur
Të gjithë; kampionë”.
Jeta, më plagosi,
Por, s’mi preu krahët
Më vratë, gjakosët
Oh, sa keq më “rrahët”…
Mbajtur dashurinë
me thonj, e me duar
Për ju sakrificat
Për ju, kam jetuar…
Isha shpresë për botën
Dritë, në errësirë…
Por, kjo botë e egër
S’ bën, për njerëz të mirë…!
 
15 qershor 2015….
 
 
 
Refugjat…!
 
Sot, dhe ti ke festë…
Festë, i thençin…
Le kockat, brigjeve të globit, refugjat…
E në mos ato, diku, të shpëtofshin
I le peng, pas hekurave të robit…mor i ngratë…
Festa jote, u kthye në mallkin
Nga fati, edhe vehtja, i zhgënjyer
Por, nuk gjen më, asnjë udhë për kthim..
Ndaj, ndihesh i prangosur-zemërthyer.
Dita jote, mban emrin: “Refugjat”…
I strehuar-“imponues”, i padëshiruar…
Jeta jote, shpeshherë, pa fat…
Mrekulli ndonjëherë, e paparashikuar…
Autore: Oltjona Selamaj
 
Në ditën Ndërkombëtare të refugjatëve.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s