Fjala e dhënë… / Tregim nga Sabina Darova

Fjala e dhënë…
 
 
Tregim nga Sabina Darova
 
Nën zhurmën e fishkëllimtë të rrotave të trenit, Blerta ndihej vajza më e lumtur e botës. Gjysëm e shtrirë në vagonin-krevat, mbi gjoks i peshon koka e Mirit, e të dashurit. Ai i humbur ndër gjinj e thith me puthje dihatëse.
“Ah era e flokëve të tu, pëshpërin. Kanë kaluar 6 muaj të munguar.”
Zëri, që butësiisht i del nga gryka , ngjan sikur të jetë nxjerrë nga hundët e lokomotivës që tërheq vagonat drejt të panjohurës.
– Shpirt, Shpiiiirt, belbëzon, dhe tingulli vesh vagonin me një lumturi sythash pranverore.
Blerta mbyll sytë e si sekuenca të një filmi, i kalojnë imazhet e historisë së tyre. Njohja tek çezma e fshatit, ndërsa mbushte enët e ujit. Vështrimi i tij i gjatë , i ngulur si me thonj mbi trup. Mbetet pa frymë. Hapat ndjekëse ndër rrugica, në mëngjezet shkollore, pa fjalë, të heshtura, një muaj, dy…
E vuan arësyen e përsesë që nuk i flet, që nuk shpreh asgjë. Vetëm hapa të tij, që përpijnë me sy. Ndihet si e gëlltitur mes ujrash, si rosa që nuk di të notojë. Përpiqet të shkundi krahët për tu ngritur, por më kot. Nuk arrin. Mbetet aty e djeg gjumin e natës si duhani i të gjyshit pranë oxhakut. Dyshime të panumërta i rrotullohen mbi kokë, mendon mundësinë e të qënurit edhe një psikopat, ndoshta e argëton dhe e tallura. Përpiqet ta harrojë dhe, kur bindja ngop arësyen, nga dritarja e dhomës, sheh që vetëtimthi rrëzohet mbi dysheme një varkë letre. C’të jetë?
Ngrihet në majë të gishtave e me duart kurioze hap barkën .
“Blerta, të pres në orën 16,00 tek rruga e shkollës. Po nuk erdhe, nuk do jesh kurrë e imja! “
M. Vetëm gërma e parë e emrit, në fund e shkruar pak shtrembër.
Blerta ndjen gjakun ti vërshojë në fytyrë, skuqet, zbardhet, dridhet, i kërcehet. Nis të vallëzojë duke imagjinuar veten dhe Mirin në dasmën e tyre. Hedh një sy akrepave. Shënojnë 12.00 të drekës. Oh zot! Kush pret kalimin e 3 orëve gamilje në shkretëtirë të cilat s’kanë fund?!
Pa kaluar 16.00, e sheh veten të veshur, të krehur e parfumosur në rrugën e shkollës. Përballë ai, Miri. Aortat e zemrës i ngushtohen, pothuajse pa ditur të thithi ajër, zgjat dorën, ja shtrëngon. Për disa seconda vështrohen në sy, tërhiqen drejt njëri- tjetrit dhe puthen. Gjatë, pa kohë…
 
Blerta hap sytë e humbur dhe shikon Mirin që e ledhaton. Brënda, vagoni digjet nga vapa.
“Ta hap pak dritaren”?- kërkon
” jo, se kam frikë e më fluturon.
-Qeshen.
Miri e tërheq mbas vetes dhe sërish dashurohen, shkrihen si metali nën flakën e nxehtë. Njëlloj, siç bënin dy vjet më parë, përpara se ai të merrte vendimin e të largohej për në Itali.
” mos shko, përse më le vetëm ” – qahej ajo.
“dua të ndërtoj një shtëpi 3 katëshe për ne të dy, shtëpinë me të bukur të fshatit”.
“mua më mjafton kjo që kemi”!
“nuk më mjafton mua. Kushton aq sa do të kushtojë,nuk ka rëndësi, por e dua dhe do ta ndërtoj!”
Blertës ju drodh mjekrra ndërsa kujtonte ato dy vite aq te gjata. Tani asgjë nuk kishte rëndësi,asnjë peshë. Ishin përseri bashkë, përsëri një. Nuk do ndaheshin deri në vdekje!
” E dashur, më do?” e pyet Miri.
” ohhh Zot! Edhe pyet”?
Në fytyrën e tij vizatohet një hije kënaqësie mbasi dëgjon këto fjalë.
” po të të kërkoj diçka, do ta bëje”?
” shpirt, çfarë të duash ti, nuk e sheh që kam ardhur e jam pranë teje? Cfarë të duash e deri në vdekje!”
” betohesh për kokën tënde dhe për hir të dajës që nuk është më”?
Blertës i shkojnë të dridhura, sepse percepton që kërkesa ka një përqindje të lartë rëndësie. Ajo e di, se kur përmëndet daja e saj, daja që vdiq i ri 35 vjeç, do të thotë që diçka e rëndësishme luhet në jetën e tyre. Ngre vështrimin drejt tij, dhe me sytë që pyesin belbëzon”
“betohem!”
” Në Itali”, vazhdon Miri, jeta është e vështirë. Vetëm, nuk ja dal të vendos lekë mënjanë për të ndërtuar shtëpinë. Kam punuar me hope.”
Në zërin e tij, Blerta ndjeu një trashje të tonit. Sikur nuk ishte Miri i dikurshëm që njihte. Në ato ngjyra dalloi një tjetër Miri, atë të dytin, kundër figurën, të panjohurin.
Ndjehet si e zënë në faj. Nuk kishin folur kurrë për jetesën e tij në vendin e huaj. Koha nuk ju kish premtuar. Ato pak çaste të vjedhura nga sytë e botës, ja kishin dedikuar dashurisë.
” do punojmë bashkë, mos u merzit”, përgjigjet dhe e puth mbi ballë.”
“ah Blerta! Kanë kaluar dy vjet e nuk kam kollandrisur asgjë nga të gjtha planet që kisha projektuar. Për burrat është e vështirë punësimi, gati e pamundur”.
“Përse nuk më ke treguar më parë? Po lekët që mundësove ardhjen time, ku i gjete?”
Miri ngre sytë, heziton nje çast, shtrëngon nofullat, rrok krahun e djathtë të saj dhe flet:
” e vetmja rrugë zgjidhëse, është që duhet të punosh ti!”
“patjeter”, përgjigjet Blerta.
” Kam siguruar një vend me qira për disa muaj në një udhëkryq, pranë një semafori, në perferi të qytetit”
Ai, nuk guxon ta shohë, ndërsa nxjerr fjalët e menduara tashmë prej sa kohësh.
 
” Ja kërkova Fatosit, shokut tim të lagjes. Ai ka dy goca që punojnë për të. Dalëngadalë do ja shlyejmë paratë e vendit dhe do fillojmë të vendosim lekët për shtëpinë. E ke pak të vështirë fillimin, por jam i sigurt që e superon. Të kam të shkathët”.- qesh…
“Gocat e Fatosit ti kanë përgatitur veshjet. Janë goca shumë të mira dhe degjoju çdo këshillë. Për çdo gjë do flasësh me to. Por edhe unë do jem rrotull me makinë. Hajt se ke kohë ti mësosh. Të ka lali shpirt ty! Dije se midis nesh nuk ndryshon asgjë. Je gruaja ime! Ja përse ta kërkova besën. Edhe unë po ta jap. Mos kij frikë.
Edhe një detaj të vockël, tëvockël e më pas fli pak të pushosh:
” Puna fillon nesër në darkë, mbas orës 22.00″ …
 
 
Sabina Darova
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s