I DASHURUAR ME LIRINË / Fragment i shkëputur nga libri “Kujtim i gdhendur në mall”, 2017) i autorit Nehat Jahiu.

I DASHURUAR ME LIRINË

 

Fragment i shkëputur nga libri “Kujtim i gdhendur në mall”, 2017) i autorit Nehat Jahiu.

Shkëmbi në kohën e dasmës qe një djalë njëzet vjeçar. Djali i nënë Atdhetares, Shkëmbi, kishte një fytyrë të bardhë si tambli. Kishte edhe një trup të bukur. Të gjithë shoqet dhe shokët e Shkëmbit ishin po ashtu të bukur dhe të dashur, ndër më të bukurit bij, të këtij kombi. Ata kishin derdhur djersën dhe gjakun për trojet e tyre; për popullin e tyre; për ardhmërinë e këtij kombi; për brezat e rinj. Koha ecte dhe së bashku me kohën duhej të realizohej betimi e amaneti i shokëve të Shkëmbit që kishin dhënë jetën e tyre në altarin e lirisë. Ky betim ushtarak dhe ky amanet nuk mund të harrohej dhe të shkelej derisa të ekzistonte bota. Shkëmbi dhe shokët ishin kthyer në shtëpitë e tyre, në vendlindjen ku kishin lindur ata, dhe të parët e tyre. Së bashku ishin kthyer shumë krenarë edhe ata invalidë që ishin me gjymtyrë të dëmtuara. Ishin kthyer edhe ata që ia kishin falur gjakun dhe jetën kësaj toke. Ishin kthyer tek varret e tyre për të pushuar të qetë në tokën e përgjakur të trojeve shqiptare. Edhe Shkëmbi ishte kthyer kryelartë dhe krenar pranë prehërit dhe përkëdheljeve të nënës së tij Atdhetares, për t’i shëruar plagët e pashëruara dhe për t’i ruajtur kujtimet e tij dhe të shokëve të idealit. Ishin kthyer me lotët e dhimbjes e krenarisë.

Gjatë kohës së luftës Shkëmbi nuk ishte as i fejuar, as i dashuruar, as i martuar, përveçse që ishte i dashuruar shpirtërisht me dasmën e lirisë. Tani ai duhej të fejohej dhe të martohej. Të bënte një dasëm familjare dhe autoktone shqiptare, ku, do t’i ftonte si dasmorë shokët e tij dëshmorë të luftës. Gëzimi nuk ndalej. Bashkë me gëzmin nuk ndaleshin edhe lotët e dhimbjes dhe krenarisë. Në dasëm Shkëmbit do t’i mungonin disa nga shoqet dhe shokët e luftës. Jo, jo! Ne mendojmë kështu! Një gjë e tillë nuk ishte e vërtetë. Të gjithë shoqet e shokët e Shkëmbit natën e dasmës morën pjesë dhe ndanë gëzimin me shokun e tyre të idealit Shkëmbin e familjen e tij. Të gjithë atë natë kënduan dhe vallëzuan bashkë edhe me lirinë.

Herët pa gdhirë mëngjesi të gjithë shokët dëshmorë të Shkëmbit nga të gjitha trojet shqiptare u kthyen përsëri në vendin e tyre, tek “Varrezat e dëshmorëve” që të jenë pararojë të këtyre trojeve të përgjakura. Ky ishte edhe amaneti i tyre të cilin kurrë nuk do e shkelnin.

( Nga libri “Kujtim i gdhendur në mall”, 2017)

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s