Poezi nga Adelina Dardha

Poezi nga Adelina Dardha
 
 
KËRKOJ ATDHEUN!
 
Atdheun kërkoj përmes mallit,
I lutem Zotit atje,
në qiell,
Retë si mjegull më ranë ballit,
E malet me borë m’u bënë diell.
Atje qëndron mbi bardhësinë,
Ulur mbi shkëmb si një profet,
Atdheu im,
Atdheu ynë,
Me mallin tonë që po na djeg.
E thirra “Babë”!, nga malli-i zemrës,
Ilaçin për dhimbjen ku ta gjej,
Dhe m’u vërsul n’damarë të heshtjes,
të shkruaj mallin për çfarë ndiej.
Atje larg është Shqipëria,
Si nuse ulur në lëndinë,
Mbi kokë kurora djeg rinia,
Kur ikën porsi vetëtimë.
Për nënën,
lotët m’i fshin hëna,
Kur mbulohen prej një reje,
Për krahët e tu më digjet zemra,
Ah, mëmëdhimbja…brenda teje.
 
 
 
***
 
Endacake e rrugëve me lëkurë bliri,
që aromën nuk ua preku asnjëherë
edhe pse dëshirat i shtronte në çdo hap hedhur.
Përbri një shteg pa krye,
që puthej në kryqëzim me një vijë uji,
kushedi sa gurë kishte grryer me thonj për të mbrritur asaj qosheje.
Dritat verbonin ngjyrën e natës,
me një penele u jepnin dritë – hije shtigjeve.
Hapat kërcisnin thatë mbi copat e djegura të zjarreve të ndezura matanë luginës së lotëve.
Vëmendja e saj përhumbej ndjeshëm,
kur vinte puna tek detajet e dhimbshme
i harronte përmbi gjethet e rëna tek supet e pemëve,
por nuk i pëlqente keqardhja për sa kohë ecte e vetme.
Askush nuk kaloi atë mbremje,
ajo kalëronte yjet me zërat e mbledhur
gjersa i humbi gjurmët,
e mbeti legjendë atje ku
lumenjtë e jetës filluan,
që të rridhnin bashkë me dhimbjen e saj!
 
 
 
***
 
Kësaj jete
kam filluar
që t’ ia njoh të fshehtat
e rrugës,
me kalldrëme smeralde
lotësh
është e shtruar,
atje ku dashuria jonë,
si yjet e hollivudit
një ditë do i hedhi hapat,
dhe koha si një grimcë rëre
do bëhet,
kur lumenjtë e ndjenjave
do rrjedhin
mbi trupat tanë…
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s