Poezi nga Dije Lohaj

Poezi nga Dije Lohaj

 

DRITË PËR NJË NATË TË FUNDIT

T’i fala të gjitha ëndrrat
Dhe prapë t’i mora,
Më duheshin litarë për fyt.
Ëndrra e natës së fundit
Po më shtrëngon më shumë,
Ashtu si dua unë
Të ma marrë frymën,
Si ai gjarpri i Laokontit,
Por unë nuk ia mbaj kokën.
As sot,
As natën e ngadhënjimit.
Gjarpri shtrëngonte edhe diellin e ri,
Copë-copë ia priste dritën
E arnonte me to
Copat e shpirtit tim.
As sot,
As atë natën e fundit
Nuk di nëse ishte
Vetëm një ëndërr e keqe.

 

ISHE I MBËRTHYER POR JO I VERBËR
( Kushtuar, Xajë Nurës )

Nuk më lanë të çlodhem, vetëm pak!
Shushurimat e gjetheve,
Ndjellin vegimet e ëndrrave të tretura,
E trokitën kujtimet e humbura që u kthyen papritmas,
Njerit, patën pushuar urtisht,
Si gjyshja, pranë oxhakut e përgjumur!

Halorët në ahishte, lëvizin ngadalë,
Thua se kanë frikë të më zgjojnë?
Heshtas më thonë:
– Bën edhe pa ty!
Fjala do të zihet me aromën e ngrohtë,
Me, dërdëllisje që i thua edhe pa u zgjuar…!
Këto Jane të reja e të vjetra,
Nuk do të ketë të tjera, as sot as në mijëvjeçarë,
To cilat i thamë kur buza u poq nga etja e lirisë,
I thamë kur zogjtë uleshin në parmak
E të kërkonin një copë varg !
E sot nuk kanë çka të na thonë
As të majtët, e as te djathtët…!
Derisa gjethet shushurisin natën,
Të lirët dhe robërit
Zhurmonin për t’u çlodhur,
Deri te rruga e zgjimit…!

A doni të dini:
Pse zemra këndonte brenda grilave?!
Shpirti i lirë lodronte e kërcente tango
Me krahët e dallëndysheve,
Rrinte pezull në purpurin e erës
Që e qonim sa në atë cep sa në këtë cep
Derisa ngjitej në perigjet e gjithësisë,
Atje ku nuk mund të ketë mbarim drita,
Atje ku përplaseshin krahët me ngjyra zjarri…

Tek vinte nata dhe e përkëdhelte njomësinë,
Me shkëqimin e yjeve të limotë
Si Prometeu
Mes hekurave të zingjrtë
Ishe i mbërthyer por jo i verbër!

 

E RJEPUR NGA LËKURA IME

Unë do të humbja edhe këtë pik gjak,
Kur era fryen ngadalë flakët
Dhe mbulon botën me një puhizë stine.

Edhe pse dielli thyhet para meje,
Si një shportë e thurtë,
Unë prapëseprapë
Dot nuk futem
Në ekstazën e përgjumur.

E gjunjëzuar ballë për ballë
Figurës sime prej gruaje,
Më shtrëngon kanuni,
Më mallkon jetën,
Lirinë,
Ëmbëlsinë e mendjes flokëgjatë.

Prandaj erdhi gjëma e Devollit:
” O mbaje gruan kështu si them unë,
O lëre gruan se nuk je për grua!”

Ajo gruaja e gruas sime
Më rrëfen
Si duhet të mbroj dritën
Nga ndërkëmbëzat e liga
Nga cunamët e shekullit tim,
Përplasur nën kurorat e zymtësisë
Mua, gruas legjendë
Rrjepur nga lëkura ime.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s