Poezi nga Mirela Papuçiu

Poezi nga Mirela Papuçiu
 
 
LULE ARRATIE
 
Ishte një kohë kur shkruanim pak.
(Më së shumti në mendje.)
Poezitë i servirnim në tryezë,
për tre a katër.
Fëmijët i ushqenim me kohën tonë,
ndërsa vetë laheshim në dashuri.
Ishte një kohë kur veç gdhendnim.
A e mban mend ç’ forma na merrnin
buzëqeshjet?
Po vijat e lakuara të lojërave,
lisharëset e orëve?
Si qendronim, ajër i avullt,
pezull mbi brigje,
magjepsur si marinarët nga Circet,
të kujtohet?
E megjithatë, nuk di
nga mbinë kaq lule arratie…
 
 
 
KUJDES, SE TË VRAS!
 
Nuk pate kurajo ta bëje.
Kur ike më le plumbin e fundit të frikërave të tua.
E ku ta ruaja tjetër më mirë, atë plumb,
se në varrin e puthjeve tona?
Vallëzon. Në majë të gjuhës e kam
e më sfidon sikur të mos i shkojë ndërmend
që, tash, unë jam revolver.
Lodhem ta mbaj gojën mbyllur kur të shoh…
 
 
 
PËRGJIGJIA VONON
 
Një grusht ujë syve, çdo mëngjes
dhe dy litër për të larguar muzgun nga trupi.
 
Për ta nderuar tempullin, barishte.
Ushqim i shëndetshëm që na bën të harrojmë sa toksik eshte marazi i fijeve të jetës
mbështjellë me lëkurën e ashpër të kohës.
 
Në kafene, krejt pa dashje,
pijmë pezmin e syve të tjetrit.
Me vetëdije fshehim atje
boshin e dialogjeve plot mimika.
 
Tavolinën kam filluar ta shtroj në Mars.
Nuk mendon se është vështirë t’i filtrojmë nevojat tona në Tokë?
 
Rreth 40000 litra urinë dhe njeriu
nuk çlirohet dot nga hidhtësia e një përgjigjeje
që, mesa duket, do të shfaqet veç në fund.
 
E kuptoj tani pse mban erë
urina e të moshuarve…
 
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s