Poezi nga Sofia Doko Arapaj

Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

Atdheu im!

Ti gjithmonë do më falësh,
për gabimet drejtshkrimore,
nuk do të më hedhësh poshtë,
fluturimi im qe aq i dhimbshëm,
tingull i dashurisë aq i paster,
shkronjat, kujtimi më i bukur.

 

Kërkoj lëkurën time

Diku, lart përmbi degë,
a thellë, nën një plis,
mes barit të thatë,
ku sfurku pickon,
në bishtaja fasulesh,
ku rrahëm nën lis,
rri e vështroj,
kërkoj lëkurën time…

Ja, shishja dhallës,
ku pinim me radhë,
ja, rrushi me bukë,
djathi në shteg,
thesi është joni,
i brigadierit kandar,
rri e vështroj,
kërkoj lëkurën time…

Oh, si s’ ma qepi,
daja një fustan,
nuk gjeti mbase,
copën më të mirë,
si humbën atletet,
derën në dyqan,
rri e vëshroj,
kërkoj lëkurën time…

Eeeej , ti çezmë,
që rrjedh, natë e ditë,
të lashë e të gjeta
mërzitur, ç’  të gjeti,
po vij të mbush ujë,
të pastroj, të bëj dritë,
rri e vështroj,
kërkoj lëkurën time…

Sofia Doko Arapaj
16.6.1016 Greqi

 

***

Arkeolog,eja…
pas ca shekush,
këtej nga unë,
tek tafi që krenohet,
do pushoj unë,
tek zgjaten pishat,
si të humburit ushtarë,
eja më zbulo, zemër-o…
mbaje me kujdes ti kafkën time,
që fëmijë, mundime e stërmundime,
grushtin ngritur lart e përmbi kokë,
eja me zbulo, o zemër-o…
bëji tutje pak, driza e ferra,
shih fustanin tim mos e merr era,
mbuloji gjinjtë është turp, shohin të huaj,,
eja më zbulo, o zemër-o…
mos harro, asnjë eshtër, të lutem,
më laj me verë, në rrënjë, rrushi të futem,
eja, pas ca shekush, zemër-o,
eja, më zbulo …më zbulo…!

Sofia Doko Arapaj
30.5.2017 Greqi

 

Mbi furkë

Hap i lehtë, këngë moj,
O zëri pastër Arrëmënë,
Mos më hajde më aq pranë,
Sa herë shpirtin t’ a kam dhënë…
E bardhë bore shtëllungë drite,
Shpirti im, mbi furkë këndon,
Çobankat kur tjerrin Diellin,
Rreth e rreth, bota ndriçon…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s