Poezi nga Vasil Çuklla

Poezi nga Vasil Çuklla

 

Fëmijëria ime

Fëmijëria ime mbet’ rendur, gjithë sokakëve,
Këpucë vishte të grisura, ″huajtur″, prej Babait
Një top futbolli, leckash… edhe ato arnuar.
Një çantë, të grisur vitesh, dhuratë prej xhaxhait
Libra, fletore, pena, e gërma pambaruar!…

Fëmijëria ime mbet’ rendur, gjithë sokakëve
Penguar gurë kalldrëmesh, rrëzur, ngritur prapë.
Nën lulevjeshte ditët, si lot… syrit gremçuar
Si yllësi më vete, nën qiell të pamat
Vjen, mbështet kujtimet, t’i nanuris ndër duar!

Fëmijëria ime mbet’ rendur, gjithë sokakëve
Me rrathë bërë prej teli, karrocë me kushineta
Me pantallona larë, arnuar vende vende
Me mellanoret thyer, mellan derdhur në fleta
A thua se po shkruanim refrenin e një kënge…

Fëmijëria ime mbet’ rendur, gjithë sokakëve
Q’andej po më thërret, por flokët më janë thinjur
Me atë njollë këmishës, mbetur nga xinë* e shkretë
Firmos këtu – më thotë, ngulmon si për të bindur
Se mua dot s’më fshin, as më harron dot lehtë!

Dhe qeshem gjithë më vehte… kur shkuan kaqe vite?!
Pastaj nis flas me të… si me të vetmin shok
Në pazëllin e jetës, je guri më i çmuar
As fshihesh, as harohesh, të dua s’e bëj dot…
Sa herë të dëshirova… me zemrën përvëluar!

Xinë*…. maja pene.

 

Sot

Gjumit më zgjoi
një ag, më i bukur!…
Sot, 
këngëzogu
nga gjumi më zgjoi.
Sot,
përmbi qepallë,
m’u ul lehtaz, një flutur,
çuçuriste agu…
Ç’doni më t’ju tregoj!

Sot
më tha agimi,
nën pëshpërimë rrezesh.
Zgjohu!
E djeshmja, s’të mban mend…
të haroj!
Zgjohu – më tha… e nesërmja
stë njeh!…
Hë, pra, më thoni:
Ç’doni më t’ju tregoj?!

Ka vetëm një emër –
më tha –
e tëra kjo Jetë…
Një emër ka Jeta,
e do, apo s’e do!
Në këtë botë,
n’atë botë…
kjo është e vërtetë.
Jeta, i dashur,
sado e gjatë të jetë…
Shkruar e ka ballit emrin:
Sot!

 

Mos i’a vrisni ëndrrën!

Tani që e zu gjumi…
lereni të flejë!
Mbështetur aty, 
përmbi gurë të ftohtë.
Përderisa nga ne
askush nuk ju bë prehër
dhe as jastëk i pupëlt
sdenjoi, t’i bëhet dot!
Mos ja prishni ëndrën,
ëmbëlanen ëndër…
Ëndrën q’e sheh vetëm,
në jermin e gjumit
Shikon nënën qiejve,
ndaj ka ngritur doçkat
Si krah zogu thyer,
si flatra pëllumbi…
Shikon nënën ikur,
i gjori bonjak…
Kërkon prehrin e sajë,
mëmësor, të ngrohtë
Kërkon një cop qiell,
i takon, e ka hak
Qiellin shpresëtar,
q’e di, s’harin dot!
Mos ja vrisni qiellin,
mos ja lini rronitur!
Mos ja vidhni pëllumbat,
mos ja vrisni lotin
Nëse do vërtetë,
të quhesh njeri
Nëse, në thellëshpirt
ke pak vend, për Zotin!

 

Çdo lindje, e ka një perëndim!

Varkë detit vetmuar, në të perënduar
nuk di… Ndihem shpesh!…
Ku janë miqtë dhe shokët, shokët hokatarë,
mos vallë janë penduar?!… Mos më kanë haruar
më kot po i pres?!… Harbur. I marrë,
rri kujtoj menduar, zemër përvëluar, kam shpresë!
Si të vijë agu, do të mbushet pragu, me dritën uruar
do t’i përshëndes!
Ditët që më mbenë shtrëngoj fort ndër duar!
Pastaj do të iki!… Do vdes!

 

Mëshirim

Ti vret, e di. Por unë, të mëshiroj…
Prej mëshirës them: Të huptë fara!
Të mëshiroj, q’i dhe vetes, emër të ri
Doker ti thërritesh tani
Doker dokesh… kufomash të vrara!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s