Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu

 

Re të bardha

Një tufë resh të bardha në qiellin Tim
Kalojnë lehtë si heshtja jote e urtë
Po mua mbuluar më ka një trishtim 
Një shi i brendshëm më bie butë !

Ti puthesh larg me re të bardha
Unë stuhigri jam mbushur plot
Në mos derdhsha shiun sonte
Do të mbush qiejt me lot.

Ti shko atje në botën tënde
Dhe unë në timen, padyshim
Nëse ti më quan Lindje
E kam pra unë një Perëndim.

a@z

 

Femër

Dashuria lind nga dhimbja
E dhimbja e ka një emër
Kur Jeta lind Jetën 
Qumështi kullon FEMËR .

a@z

 

***

Të kujtohet deti im
Kur me rrëmbeje me ëndje
Pastaj më puthje lëkurën
Me atë buzëdallgën tënde.

a@z

 

Vala dhe unë 

E zbathur isha me supet mbledhur
Në bregun e detit vrapoja në shi
Shkuma e bardhë e valës ma mori
Fustanin e kuq siç bënte ai.

Ecim përgjatë bregut, unë dhe kujtimi
Flokët me erën luanin atje ….
Vraponte koha si një valë kthimi
Dhe la një dallge mes nesh si re.

O ditë e paqtë dhe e menduar
Shtove horizontit një imazh që njoh
Këtë qetësi prej kaltërsish harruar
Mbi re të bardha sytë e tij i shoh.

Pres dallgën si ngjyrë e syve të tij
E luaj me të njësoj si atëherë…
Ma mori shallin tej në thellësi…
Ashtu siç bëje me mua çdo herë.

a@z

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s