Poezi nga Juljana Mehmeti
Sa larg ky breg
Ti erdhe
afsh shkretëtire
pelerinës së ngrirë të ndjenjës
metamorfozës së mendimeve thinjur
netëve të errëta vijëzuar
në hireoglife të vjetra kuptimesh.
Erdhe…
e unë…,
prangosur hapësirës tënde
shpirtin zhyt në det
e shkrirë jam në qiell …
Iki,
me lotët rrjedhur kurmit
mirazhit diell,
ku ti valë krahëzgjatur pas më ndjek.
Sa larg ky breg…!
@Julja