Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik ”  Dashuri e pamundur” të autorit Astrit Bllaca

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik ”  Dashuri e pamundur” të autorit Astrit Bllaca

 

Autori: Astrit Bllaca
Titulli: Dashuri e pamundur
Redaktore: Alma Pire

Botimi i parë, 2017

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati: 14x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, korrik 2017

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Bllaca, Astrit Dashuri e pamundur:
poezi / Astrit Bllaca. –
Tiranë : Ada, 2017
132 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-244-10-9
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë botuese ADA

 

DASHURI E PAMUNDUR

Pak a shumë,
do t’kisha përkundur në krah si në djep
të thurur dëshirash t’kahmotshme,
e kokën do ta shtrëngoja fort në gjoks,
maktheve të kaluara t’ua zija frymën, paq.
Pak a shumë,
netëve kur unë punoj e njerëzia ëndrra shohin,
do të gdhiheshim zëngjirur bisedash pafund,
a thua s’ishim ndarë pak më parë,
apo para një shekulli ishim ndarë.
Pakagjë do të dhuroja, e di,
po grindje dashurie me shumicë.
Do të flija me formën tënde nën çarçafë,
i dehur aromës tënde mbi krevat do të dergjesha,
me një pritje pa durim që luftë me qepallat do t’bënte.
Pak a shumë,
do të bëhesha një plak grindavec,
në kërkim të dorës tënde të vogël,
e me tjetrën shtrënguar kapistallin e kohës
oh, ç’revan i tërbuar kur ne të ishim bashkë!
Pak a shumë,
kjo është e gjitha e dashur,
ajo ç’ka nuk ta jap dot,
por po ta shqiptoj
ashtu si një të dënuari në mungesë.
Dashuria ime e pamundur.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s