Poezi nga Mirvete Kabashi Leku
GJURMË TE TI
Në mijëra netët e shtruara
në ëndrrën tënde do të jem.
Gjurmë të lë te Ti
Të mbjelli rrënjë dashurie
E tëra do të ngulitem
në trurin tënd.
Blerim pranveror
unë me ty,
tek unë…
JETA IME
Si dielli i gushtit me vapë
ashtu edhe gjaku im më vlon.
Me fjalët e tua
shpirti qëndron në vete
tek fryma e dashurisë
ngase tek ti
gjeta vetën.
EDHE SONTE
Si çdo natë edhe sonte ndjeva,
sikur një ëndërr të gjatë me ty kalova,
sikur nuk kishte asnjë kufi,
ishim së bashku ne të dy.
Edhe sonte si çdo natë të ëndrrova
po tregoj lumturinë që kishim
dy brigjet të bashkuara në një zemër
që na kanë mbetur pa emër.
S`MUNDEM TË HARROJ
Mundohem çdo ditë që të harroj
e ndjej se kot, kot po e kam.
Më mendje fluturoj,
vrapëroj te ti, spirancën kërkoj të ndal.
I bëj zemrës një gjumë
e zgjuar një lutje të largohet si pëllumb
një ditë nga ty,
ajo s’më pyet
po shkon vetëm tutje sa keq,
ia vë më shumë dhe një dry.
Ia thërras lutshëm shpirtit me vrull
një ditë për të të fshehur e për të harruar ,
ai besën s’po e mban askund
si zjarr më prush akoma djeg.
E më kot ditën e natën mendoj
sa kot për besë e lus zemren.
Një ditë bërtas, uroj e mallkoj
E mbetem si Ajkunë në ëndërr .
Ti ishe një lule dhe ashtu mbetesh
si një ëndërr që mes tufanit nuk tretesh…