Poezi nga Sadbere Gagica Spahija

Poezi nga Sadbere Gagica Spahija

 

MOS IK

Në jastëkun e butë
E mbush çdo natë vargun
Me mallin tënd
Më sjell edhe sonte
Një shishe verë Rahoveci
Të pi sonte deri në agim
Mos po zgjohem
Nga kjo kllapi
Që më ka vënë në gjumë
E ta ndjej
Aromën e buzëve të stinës
Që udhëve po vjen
Ngadalë ngadalë
Si ishte Gjergj Elez Alia
Me nëntë plagë në trup
Biletën e dashurisë e kam paluar
Në arkën e kujtimeve
Do udhëtoj meridianeve
Pa frikë
Me këmishë të shkopsitur
Pelikakanët e liqenit do t’i grish
Trupin tim do ua falë
Pa dhembje
Më sjell edhe sonte
Një shishe verë Rahoveci.

 

TË BIE NË GJUNJ

Ty fjalë që më end nëpër botë
Kur nata bie në gjumë unë rri zgjuar
Kam frikë se vargu më tradhton
Unë poetja si zjarr i pashuar

Kërkoj e heshtur ta prek lotin
Që nuk ta pashë kurrë
E di se je rrjedhë lumi për mua
Ëndërr e pashuar

Të bie në gjunj fjala ime
Të puth si flamurin e Skënderbeut
Të bie në gjunj kur më merr malli
Bregut të shpirtit endem çdo natë.

 

TI JE QIELLI IM

Unë dallëndyshe në folenë tënde
Që vij pranverë e vjeshtë
Të shlodh shpirtin e lodhur mërgimeve
Të shkund ëndrrat si valët në tundim
Të rri tërë natën në cep të syrit
T’i them fjalës ulu mbi lule
Ta ndjej aromën e flokëve natën deri në agim
Ti je qiellim im varg i bukur
Strukur rri mbi këto letra.

 

I DUA VARGJET

Fjalët nëpër faqe poezish
Diellin kur zbret mbi det
Edhe Ty fjala ime e butë
Që zbret çdo natë mbi ëndrra
Më merr në krah si fëmijë
M’i ledhaton faqet e mia si buka
Sytë ëndërrues nëpër shkallë jete

I dua vargjet dhe Ty!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s