Pasthënie e vëllimit poetik ” Lotët e pengut” të autorit Mëhill Velaj / Nga: Ariana BYTYÇI

 

Pasthënie e vëllimit poetik ” Lotët e pengut” të autorit Mëhill Velaj

Pothuajse në të  gjitha poezitë e autorëve,  në qendër të vëmendjes  është  bota e brendshme e poezisë. Një intuitë që zgjon  kurreshtje që të shtyen drejt asaj tek bota e autorit, e cila është duke ecur këmbëzbathur nëpër rreshtat e poezisë në shpirtërat e ashpra të lexuesve për t ‘i zbutur zemrat e tyre.

Besoj se të gjithë kemi marrë të lexojmë një libër dhe e kemi parë se sa vajti ora, kurse libri i autorit të mirënjohur Z Mëhill Velaj është nga librat, të cilët fare nuk mund ta mbash në mendje kohën se sa vajti, ngase poezitë e autorit kanë një mjeshtri të rrallë.

Ky fillim shekulli po tallet me njeriun ( Vonë është ferri i Dantes ) supozoj që Dante ka qenë një mjeshtër i mirë i librit,  i cili për autorët sidomos të poezive mendoj se ia vlen të mbeten në Purgator që të mendojnë ende të ndryshojnë diçka në botën  e përhumbur të poezisë.

Ky libër i autorit ka një forcë të tillë sugjestionuese që të prek thellë në ndërgjegje sikur të bën me faj sepse të fut thellë brenda vetes  me hapin e parë që merr për ta lexuar dhe së fundmi ia vlen të bëhemi pjesë e botës së trilluar,  botës me plot dëshirë për të lexuar dhe shkruar dhe botës, e cila të bën të ndjehesh më i fortë e i pathyeshëm, këtë e bën vetëm  një autor sikurse Z Mëhilli.

Libri është plot art dhe kultura të ndryshme që poeti ka përfshirë në poezitë e tij, ku gjendja shpirtërore e autorit transmetohet në mënyrë mjaft të natyrshme.Të bën të përfshihesh në situata të ndryshme sa familjare poaq edhe shoqërore të emrave të ndryshëm të autorëve që poeti i përmend. Domethënë jep përgjigje të qarta ende pa bërë pyetje dhe kjo gjë edhe më shumë lexuesve ua bën të lehtë të kuptojnë atë që autori ka sjellë në botim për ata.

Leximi i poezive është një nevojë jetësore, sikurse për autorin shkrimi i poezive që është poashtu një nevojë e pashmangshme sepse autori lind i tillë për t’u zbrazur nga poezia, jo sepse njerëzve u pëlqen të lexojnë por që leximi është edukim për secilin, dhe autorët janë ata, të cilët me shkrimet e tyre edukojnë shumë breza që ndikojnë tek ato kultura dhe sjellja e secilit.

Asnjë njëri dhe as poetët nuk mund të jenë të pacënueshëm nga kultura që i rrethon, do të influencohen medoemos. Andaj çështja e një influence pozitive do të na shërbejë për të mirë dhe kjo arrihet vetëm nëpërmes të informimit dhe leximit.

Në këtë libër janë përbushur kriteret letrare ku përgjegjësia i bie mendimit të lirë dhe shprehjes së autorit, kurse në anën tjetër është pranuar edhe guximi që ai ka pasur gjatë kohës kur është shkruar.

Nga çdo anë janë parë figura të cilat ai ka përdorur me shumë mjeshtri, figura këto të rrëfimtarit të ngjarjeve të poezive të tij që në përceptim marrin trajta të gjithëfarshme. Kjo botë do t’ishte pa shije pa poezinë, poeti i ka dhënë jetës së poezisë ngjyrat e duhura për ta plotësuar frymën që i mungon atij që mbetet pa leximin e poezive. Kështu poeti nuk do të rrojë as edhe sa vetë poezia, sepse poezia është përtej jetës së tij. Sepse dinamizmi i brendshëm i tij buron midis forcës së errësirës dhe dritës e filizave të reja të cilat përfaqësojnë të ardhmen e çdo autori.

 

Nga: Ariana BYTYÇI

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s