Poezi nga Aqif ISAKU 

Poezi nga Aqif ISAKU 

 

ËNDRRA DASHURI DHURON

Me shkëlqimin e hënës verore,
Merr krah dhe ëndrra ime,
Të rrugëtojë drejt gëzimit fëmijëror,
T`i përkëdhelë kur janë në vegime.

Atëherë dhe unë rritem, e rritem,
Edhe pse mjaft vite mbushur kam,
Me krahë të ëndrrave lart ngjitem,
Në lojëra fëmijët t`i kem pranë.

Sepse fantazia është në ëndërr,
Të lakmosh jetën ajo të mundëson,
Edhe zhgënjimet t`i kthen në zhgjëndërr,
Dhe dashuri fëmijërore të dhuron.

Dhe, miku im i vogël, trim, o xhan,
Përkëdheli dhe ëndrrat e mia,
Sepse një dëshirë për ty kam:
– Lulëzo, se e bukur është fëmijëria!

 

KAM NJË ËNDËRR QË E NDJEK

Kam një ëndërr që e ndjek,
Dhe të ikë nuk e lë,
E kur dal me shokë t`shëtis,
Drynin dhomës ia vë!

S`është kjo ëndërr e ëndërruar,
Veç dëshirë e një fëmije,
Që nga libri kurrë mos ndahet,
E t`brumoset plot me dije.

Sepse dija rrezon dritë,
Porsi yjet natën qiellit,
Të jep vlerë e të jep rritë,
Të shkëlqesh dhe ti si dielli!

Tani miq besoj m`kuptuat
Ëndrrën time pse se flakë
Njëri-tjetrin do të ndjekim
Si të ishim vëllezër binjakë.

 

VERËS

Heshtas pranvera iku
Lazdruar erdhi vera
Ç`më joshi me rreze t`arta
Sikur viteve tjera.

Edhe dielli i kuqëluar
Ma mbush zemrën n`gaz
Kur në det valët shoqëroj
Dhe rrezitem n`plazh.

E kur zhegu verës djeg
Ngjitem majës malit,
Ku puhiza të miklon
Dhe freski të hedh ballit.

Edhe nata plot me yje
Ëndërr përrallore…
Më thërret me shushurimë
Në valls në bregore!

E unë princ që mami m`ka
Fluturoj në ëndrra qiellit
Dhe lodroj me hënë e yje
Mbi krahë të ylberit!

Ndaj o verë bukuroshe
Më miklo, më rrit
Të të pres si sot e dje
Dhe në tjetrin vit!

 

XIXËLLONJËS

Pse më ikë nga dora yllkë,
Dhe merr rrugën qiellit?!
Mos vallë i gëzohesh,
Shoqërimit të diellit?!

Mos u largo bukuroshe,
Se edhe unë të dua.
Ndaj dhe dritat tua yllkë,
Falmi edhe mua!

Eja pra në dorën time,
Eja e trimëruar!
Edhe hëna kur do të shohë,
Ka për t`u gëzuar.

 

ÇIKËLORES

– Çikëlore, çikëlore,
Pse s`më tregon mua,
Xixat ku i more,
Q`i ke n`krahët tua?

Mos t`i fali hëna,
Natën kur ndriçon,
Ndoshta dhe ylberi,
N`qiell kur rrezaton.

– Çupëlinë e dashur,
Që m`shikon aq ëmbël,
Hëna m`i ka falur,
Të të sjellë një ëndërr.

Çikëlore-xixëllonjë

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s