XXII – Fragment i shkëputur nga romani i autorit Mehdi Krasniqi

Fragment i shkëputur nga romani i autorit Mehdi Krasniqi

 

XXII

Pak ditë pasi përfundoi e pamja, Blerta, shpalli lajmin se në shtëpinë e tyre, do të hapet një “shtëpi muze”. Babi e miratoi pa hezitim nismën e Blertës, për ta çuar në vend amanetin e gruas.
– Të gjitha gjërat e Ardit do të mbetën ashtu si i ka lënë ai vet- foli me vendosshmëri Blerta.
– Ashtu le të bëhet. Është mirë ta njoftojmë shoqërinë e Ardit në ceremoninë e hapjes- shtoi babai.
– Sa ide e mirë. Si të ra në mend se?
– E po tash ka mendime sa të duash- bija ime. Kur mbetesh i zbrazët ke fjalë edhe për të tjerët.
– Baba, edhe kur nuk do të jem unë në këtë shtëpi, e nëse ti martohesh, pash zotin, mos e mbyll këtë muze. Mos e lejo askë të luaj me gjërat e trashëguara nga Ardi.
– Pse flet kështu bija ime. A kujton ti se kaq i pandjenja jam unë. Jo, unë për ditë do të hy në muze dhe do të flas me kujtimet e djalit tim. Do të më duket sikur rri dhe flas me të.
– Gjithçka e mbetur është këtu, baba- përfundoi Blerta.
Kur doli në korridor, i shkoi mendja ta ftonte dhe Andën. Ta ftoj, a të mos e ftoj, nisi të bëj ndryshime në mendim. O vjen, o nuk vjen? Vjen! Nuk besoj që Vjen! Vjen! Kështu e la në fund…(!)
Lajmi për muzeun brenda shtëpisë, bëri jehonë. Interesimi për pjesëmarrje doli jashtë parashikimeve. Mediet, pasi kishin marrë vesh se Ardi, kishte rënë dëshmorë në Kosovë, ishin rreshtuar që heret para shtëpisë.
Blerta, i njoftoi të gjithë shokët dhe shoqet e Ardit, e në fund, Andën.
Të nesërmën, hapën dyert e shtëpisë. Korridorin që çonte gjer të dhoma, e kishin veshur me lule të lloj-llojta. Dhoma e Ardit veçsa nuk fliste.
Gazetarët hynë të parët, pastaj Anda. Nuk vonuan shumë mbërritën edhe shoqëria e Ardit. Ajo që binte në sy sa hapej dera, ishte një foto në të cilën Ardi kishte shtrirë duartë në gjoks duke formuar një shqiponjë dykrerëshe. Ndërsa trupin e kishte mbështjellur me flamurin kombëtar. Të gjithë gazetarët iu vërsulën asaj fotoje me fotoaparatët e tyre. Anash, në krahun e majtë të dhomës, ishte biblioteka me shtatëqindetridhjetetetë ekzemplarë librash. Në tavolinë, të gjitha mjetet e punës ashtu si i kishte lënë. Anda nuk arriti ta mbajë vetën, kur e pa foton e madhe në të cilën ishin dorë për dore para teatrit të qytetit. Fill iu kujtua premtimi i Ardit: “ Do të jemi bashkë deri në vdekje!”. E shkundi kokën, kafshoi buzët, që të mos i dalë pikë zëri. Nxori gjithë frymën që kishte brenda. Shpërtheu në vaj dhe ne të dridhura trupi sikur ta zinte të zhveshur stuhi e borës.
E kam dashur fort! Foli me zë të këputur. Dhe ja, nuk u bë. U thyem të dy. Kështu nuk i kemi patur fjalët. Pa ndonjë lamtumirë më iku. Por, ai do të mbetët dëshmori im. Njeri, që në mes të dashurisë për mua dhe dashurisë për atdheun, zgjodhi dashurinë për atdheun- atje ra si bien shqiptarët. Unë kam dy atdhe, atë në të cilin kam lindur unë, dhe tjetrin, ku Ardi ra dëshmorë. E fal, që nuk më ka treguar se po niset. Dhe ja, tash ai nuk më përket vetëm mua, por të gjithë juve, i përket gjithë kombit shqiptar. Kështu janë heronjtë…
Në mbrëmje, në edicionin e lajmeve qendrore, kjo ngjarje u shndërrua në lajm kryesor. Rrjedha e ngarjes, u përshkrua si fat i një njeriu që lë të gjitha për lirinë e tokës, e cila nuk nuk duron mbjellje të farës së huaj. Babai nuk qe në gjendje t’i përgjigjej asnjërës pyetje që ia bënë gazetarët. Nuk jam në gjendje të flas, sepse më zyhet fryma. Bëri me kokë kah Blerta, duke dhënë sinjal që të përmbyllet incizimi i ceremonisë.

 

***(Të gjitha të drejtat e rezervuara për autorin)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s