Poezi nga Ndue Marku

Poezi nga Ndue Marku

 

NJERËZIT KU JANË?

Më duhet të zihem i xhindosur
Më kalendarët e zhgarravitur,
Jo vdekjes lëmoshë për t’i lypur,
Por ditët e mia i dua një për një,
Të ja dhuroj kësaj jete të djallëzuar.
.
Asnjëherë s’e fitova çmimin e Kryqyt të kuq,
Ndonëse gjak dua t’u dhuroj njerëzve në nevojë,
Asnjëherë s’e fitova lirin time të ëndërruar,
Lirinë time dallendyshet ma kanë vjedhur…
.
Do të derdhen e shemben ëndrrat në thërmim,
Do të shuhen formulat për të matur korrupsionin,
Vetëm injorancës do t’i mbetet kafka
Për ta eksploruar arkeologët që do të lindin.
.
Po njerëzit them,
Njerëzit ku janë,
Në cilin planet mbërrinë?
.
Do shemben grataçielat,
Universet do të rrënohen,
Pluhur do të kthehën gurët e piramidave,
Nga llava do të shkrumbohen format e brozta,
Vetëm përralla do të mbetët si gojëdhënë…
.
Ku shkuan njerëzit,njerëzit ku janë?
Njerëzit u tjetërsuan,a u tjetërsova unë?

(Shkëputur nga libri ”Poezi Mërgimi”)

 

TI JE I VETMI THESAR

(Letër nëne, birit në mergim)

Biri im..!
Të linda në shekullin tjetër,
Ndaj rritja jote kishte mundime,
Sepse e mundimshme koha ishte…
.
Biri im..!
Doja të kisha një femi,ndaj të linda ty..
Tetë muaj e disa javë
Të mbajta në mitër…
Ndjeja levizjet e tua në barkun tim…dhe..fluturoja..nga..gëzimi…
Biri im..!
Ardhja jote më lumturoi,
Më bëri njëri më të mirë…më…beri..Nënë.
.
Biri im..!
Ti je i vetmi thesarë në ketë botë,
Ndaj të dua pa kufi,
Për ty kam qarë nga gezimi,
Për ty netëve kam ndenjur pa gjumë,
Më ke falur shpesh buzqeshje në buzë…
Biri im..!
.
Të kam dhenë qumështë nga gjiri im,
Të kam falur prehrin tim,të fleshë në ëndrrime,
Të kam falur jeten dhe trupin tënd.
Biri im..!
.
Përmes besimit në vullnetin tim
Pate mesuar të hedhesh hapat e parë,
Më pas ato kembë të vockla,biri im,
Veshën këpucet e mergimit të mallkuar…
.
Biri im..!
Ishte gëzim i madh për mua
Kur ti nise të belbëzoje,
Kur nise të flisje fjalët e para:
(Mami-mami,babi…)
.
Biri im..!
Ta lexoj përlotur ndriqimin,në dritat e syve tu bojqielli..
Kur të shoh në ëndrrat seriale
Duke u munduar kontinenteve të shpresës,
Duke bredhur si Kolomb,pa adresë
Biri im..!
.
Biri im…mekatare jam unë,e..ndjej…,
Mekatare ndoshta,përse të solla…në…jetë:
Përse të linda pikerishtë:
Në shekullin e gabuar..?!
.
Biri im…!
Jeta ime ishte gjithnjë në luftë…
Në luftë për të mbijetuar…jetën…
Por jam dhe mbetëm krenare,Mami për ty,
Krenare se kam lindur një djalë, Krenare se jam mamaja jote..!
.
Biri im…!
Kurr s’të kam braktisur..,
Kurr s’të kam harruar…
Ndaj mos më braktis,
Mos më harro as ti mua…!
Gjithnjë më mbaj në zemër,
Ashtu siç të mbaj unë, mamaja..jote,
Biri im..!
Humbur e harruar në dhe’ të huaj..!

 

KOHË TJETËR, STILE TJERA..

Vështrimi i syve të saji ishte:
Vërbimi i syve të mi,
Lajthitja ime ishin: buzët e saja,
Ëmbëlsia ime,zëri i saji melankolik…
.
Nëpër re fshihej… hënë e re,
Si për shaka,retë djersinin mbi ne…!
Vdekja ,befasuese erdhi,si bretkosë
Duke kërcyer në përlagëje,para nesh…thashë;diçka..tërs..në..ne..!
.
As syve,as mëndjes së vërbuar
S’desha t’u zija besë..
Kur brenda fustanit prej atllasi
Më doli befas,tjetër njeri..!
.
Krejt nata u terrua në mua,
As në yjtë xixa-xixa s’do të kemë më besë,
Jo së jo …
As në këtë natë të mbrembësuar
Të kohës moderne jo së jo..!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s