Poezi *TANKA* nga Seti Vladi

Poezi *TANKA* nga Seti Vladi
 
 
☆☆☆
 
Sa herë më ngadalësohej tiktaku i orës,
ditët mi lagte furtuna e dhimbjes,
shtigjeve më zinte prita…
U ngrita si Arusha e yjeve,
Berlini më fali ylberin me drita.
 
 
 
☆☆☆
 
Papritur errësira pusi më zuri
veshur me petkun e korbit,
thirrja ime varkën e Noes më pruri,
si pëllumbi me gjethen e ullirit,
përqafuar me jetën më solli.
 
 
 
☆☆☆
 
Vetëm kur fluturoj mbi ty
shoh dorën hyjnore që të skaliti,
malet thikë – thikë, pllaja e kodrina,
përrenj shkumëbardhë harlisur
si tufa delesh me blegërima.
 
 
 
☆☆☆
 
Sa shumë vite peshojnë në trupin tënd,
o rrap madhështor i oborrit të shkollës!
Nën hijen tënde dhe faqja u skuqte
kur syri për syrin shigjetën lëshonte,
fjala në gojë e kyçur qëndronte.
 
 
 
☆☆☆
 
E pash drerin në kafazin vetmuar,
vështronte hënën kur lozte me yllin,
mbështjell me brengën nga s’dilte dot,
shikonte malet puthur me diellin,
malli për pyjet e lante me lot.
 
 
 
☆☆☆
 
Me dhimbje ju ikni vitet e mia
njeri pas tjetrit mbi kuaj të bardhë,
në kaltërsi horizontesh udhëtoni,
treteni rrezeve si pika vese,
mbeteni të mallshëm në albume kujtese.
 
 
 
☆☆☆
 
Tufa kalendaresh me dimra ikën,
pranvera fustanbardha me prill e maj,
vera serenatash, vjeshta me ar lyer,
si lis i vetmuar mbetur në një skaj,
emigrant i heshtur me shpirt të thyer.
 
 
 
☆☆☆
 
Sa herë vij tek ti baba,
me krahë ere fluturoj,
sikur, portën ngrihesh e më hap
ballin shkruar me vite përqafoj.
Kthehem e rënduar me dhimbje pashuar.
 
 
 
☆☆☆
 
Vajton qyqja pyllit djegur,
fushës djerrinë me buzët etur
kur zverdhonte gruri, derdhej ujëvarë,
vajton ëndrrën shpresë grisur
bashkë me gjumin arratisur.
 
 
 
☆☆☆
 
O portë e ëndrrës kristal
shpresëthyer,
si do hyj në pragun tënd
kur shkallët shëmben një e nga një
si gurët e shkëmbit lart mbi mal!
 
@seti pezaku vladi
19/6/2017
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s