Poezi nga Miranda Shehu Xhilaga

Poezi nga Miranda Shehu Xhilaga

 

PA SY

Stërgjyshja ime e verbër
i kishte sytë të bardhë.

Flokë të bardhë,
dimi të bardha me lule
e shaminë në një të kuqe të marrë.
Ndërsa i rrija përbri.
duart e saj damarëfryra
shetisnin
fytyrën time
e trupin e pakët
mbarë.

Kush jam unë? – E vogla.
Kur kam lindur? – N’mujn’ me ojna*
C’ngjyrë i kam unë sytë
Si nuk ka të dytë…

…dhe më prekte,
më prekte pa pushim
e së fundmi
me rrokte në gji.

Stërgjyshja ime e verbër
kishte buzë te mëndafshta,
zbukuruar
me pika gjaku
(të mpiksur)
bojë hiri
në të zi.
Nga një
për të gjitha foshnjat
që flenë,
dhimbjet,
lindjet,
vdekjet,
dy luftëra
e nje dashuri.

C’është kjo nanë e Dalit? – Shtëpia e rrnume.
Si ndodhi? – E shkretnuen.
E kush jeton ne mure? Ajo, Nana e Mizave,
që qoft mallkue….
Bijo, mos shkoni mrena!

Pastaj,
stërgjyshja ime
njëqind e tre vjecare,
tirrte lesh të butë.
Erë te lashtash mbante.
Më rrokte,
më rrokte
gjithe verës, në gji.
Duart,
dikur magje,
i qenë bërë sy.

 

TRUKE FËMIJËRIE

Të kam një me diellin.
Të domosdoshëm.

Lëshuar këtij rrafshi shumëngjyrësh
vere,
mbyll sytë
dhe vezullimi
më bëhet errësirë.

Me gishtin e kohës
shtyp lehtë
qepallat e mbyllura
dhe errësira
më bëhet qindra rrathë dashurie,
dhjetra meteorë,
miliona yje..
dhe kuptoj
se
të kam si diellin,
ne sy…

 

MUZG

Një shall i mëndafshtë
që rrëshqet supesh të brishta
dita.

Rrëke kujtimesh
vërshojnë venave të mia
e më ndalen në prehër.

Të dua.

Shiko si zbrapsen erërat e marra
tek ndeshen me degët e këtyre
pemëve të lashta?

Kupëjetë që zbrazen,
Kupëjetë që mbushen,
Mijëra duar të shtrira.

Pi nga kupa ime i dashur…

 

VËZHGIM

Dyer.
Dyer të reja,
dyer të gjëra,
dyer të larta,
dyer të lyera,
dyer të vjetra,
dyer të pa afruara mire,
dyer që po ti hapësh,
bie në humbetirë.
Dyer të xhamta,
dyer të hekurta,
dyer që të perplasen në fytyrë.
Dyer të drunjta,
dyer te gdhendura,
dyer te bukura,
dyer gjysme te hapura,
dyer të mbyllura.

Dyer të gjalla…
….dyer që për një trokitje, në heshtje ulërijnë…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s