Poezi nga Sibora Huda

Poezi nga Sibora Huda

 

Pres perden të hapet… !

Kjo perde ç’mbart në të,
Dramë a komedi,
Çfarë ?
Përgjigjen nuk e di.

Ky film fillon me diell,
Por regjizori nuk i dihet seç zgjedh,
Errësire a dritë ?
Nuk e di.

Kurjoz jam, por nuk mundem të shoh,
Të gjithë këta aktor që luajnë rrol në jeten time,
Ndoshta janë dhe amator,
Që pas perdeve mund të maskohen, si profesionistë.

Pres vitet,
Ky film është i gjatë,
Nuk dihet kur mbaron,
Keshtu që të mos pres më kot.

Ky film,
Le të vazhdoj sa të dojë,
Do vazhdoj ta ndjek nga prapa,
Kurioze jam për çdo çast.

Mos harro, producenti je ti,
Mos harro, aktori kryseor je ti,
Je në filmin tënd,
Gjithsesi nuk dihet se çfarë ndodh,
Kurioze jam për çdo çast,
Pres perden të hapet tash.

#Si_BORA_Huda
12.08.2017

 

Në dreq…

Në dreq vafshin paratë,
Kur s’ka dashuri,
Në dreq poetët ,
Kur nuk ka fjalë.

Nuk mundem të qaj,
Po për çfarë arsyeje t’vajtoj,
Të hedh hapin në gropë,
E të mykem në të?!

Në dreq bota pa oksigjen,
Dëshira hesht,
Për dreq,
Fytyra jote solli këtë ters.

Si mund të të fal kur jemi vetem ne të dy,
Për dreq shfarose botën,
Për dreq tani jemi vetëm,
Tani, dhe ti hesht…

#Si_BORA_Huda
07.08.2017

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s