Poezi nga Anila Karapidou

Poezi nga Anila Karapidou

 

PIKTURË E VJETËR!!

Ecnin buzë detit,
Me një ritëm,të heshtur.
Hija e tyre zgjatej në asfalt,
Si një pikturë e vjetër.
Nuk kishte ngjyra, ndjenjë.
Ish pikturë në ngjyrë të errët.
Ziliqare shikonte gjysëm hënën,
Në qiellin blu të errët.
Yjet nga lart dritë i bënin,
Piktura nuk ndryshonte,
Mbetej e njëjtë, në të errët gri,
Lëvizte, lëvizte.
Supet afroheshin pranë e pranë,
Putheshin ngadalë.
Piktura pamje tjetër merrte,
Pikturë e vjetër ngjante.
Hapat ishin një dhe deti i dëgjonte,
Me sytë e tij të mëdhenj,
Shoqëronte pikturën e vjetër,
Dalë, ngadalë.
Do donte të ishte,
Korniza e saj e vetme,
Ti jepte pak nga ngjyra e tij,
E thellë blu.

Anila Karapidou
Selanik

 

SHPIRT QË VUAN.!!

Shpirt që vuan, shpirt që dergjet
Shpirt që tretet, tretet,tretet.!!
Lëmsh që mblidhet, të merr frymën.
Skuqesh, skuqesh,sa nuk nxihesh.
Duart zgjaten, ndihmë kërkojnë,
Dallgë e shpirtit, i gjëmon.
Dielli fshihet, prapa malit,
Zogjtë fluturimin, ndalin.
Hëna nis të dalë në qiell.
Retë se lenë, qielli nxihet
Duart, zgjaten përsëri,në këtë botë!
A ka njeri? shpirtin tim,
Ta bëjë të qeshë,të mos vuaj
Të mos vdesë, të mos tretet
Të mos dergjet, po të qeshet
Vec të qeshet
Se është shpirt, i mirësisë
Se është shpirt, i dashurisë,
Se është, shpirt i qetësisë,
Mjerë, kush nuk e lë të qetë.
Do të vuaj, dhe ai vetë.
Dhe do nis, të tretet, tretet
Dhe asgjë më, s’do ti mbetet,
Ndihmë ashkush, sdo i afrojë,
Por do të dergjet,e do të shkojë.

Anila Karapidou
Selanik

 

HESHTJE!!!

Heshtja ime kaq e rëndë,
Thyen gurët e portës,
Ku sytë e mi të ngulur shpuzë,
Gërryejnë mendimin e shqisave,
Në trurin tim.!!
Ngatërron udhëkryqet brënda tyre.
Gjen atë pikën e vetme,që quhet,
Zgjidhje, udhëkalim, që thyen heshtjen,!!
Atë!!,,,,,, heshtjen që mbolle ti…
Brenda meje!!!!….

Anila Karapidou
Selanik

 

SHQETESIM!!

Një zënkë e vogël prishi qetësinë,
Dy lot nga sytë pikuan, u fshinë.
Zemra u shqetësua me të drejtë,
Çdo gjë mund të ndodh,kjo është jetë.

Dy sytë vështruan dy sy,
zemra për zemrën rrahu fort.
Të dy u ulën pranë atë ditë,
Si dy zogj në një pemë,
si dy zogj në fluturim!!|

Anila Karapidou
Selanik

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s