Poezi nga Bardha Alimeta

Poezi nga Bardha Alimeta
 
 
Me ju do pleqëroj
 
Midis dy dashurish jetoj
piktura dhe poezia njësoj.
Per mua zihen të dyja,
se ku përpara do te shkoj
mundohem të jem çdo herë me to,
kur muzgu e nata të bjerë.
Kokëulura telajot shikoj
buzëvarura rrinë mbi kavalet
në dhomën tjetër përtej
një bllok blu e penë pret.
Eh dashuritë e mia…!
Mos u trishtoni moj të mjera,
se unë me ju do pleqëroj
e jo më dashuri të tjera..
 
 
 
***
 
Ti më lëndove shpirtin,
se fjalët e rënda mi the,
por dhimbja më e madhe
ishe kur ti aty nuk qe…
 
 
 
***
 
Kujtime, asgjë tjetër
harrove zërin Tim
tingull, si i askujt
tani të vjen nga larg,
si zhyrma e këmbanës së vjetër.
Një tingull që të zgjon
kujtime e asgjë tjetër…
 
 
 
***
 
Rruga çel mëngjesin, rruga shtrihet tej
pemët anës saj sikur e dëfrejnë
rruga zgjatet, zgjatet tej në horizont
dielli sapo zhduket, hëna del në sfond
rrugës gjarpëroshe dielli i mungon
por drita e Hënës duket se i shkon…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s