Poezi nga Sofia Doko Arapaj

Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

Gratë e përrallave

Nëna mua më lindi me të meta të mëdha,
akoma besoj në përrallat për burrin…
gjoja se do shkoj në qytet ,
do me blejë një fustan të ri,
ah–hahaaa,
hedh fustanin e vjetër në zjarr,
dhe shoh veten në pasqyrën e flakëve…
Nuk jam e keqe,  jo,
po vetëm se…e zhveshur lakuriq…
Gjithmmonë, i njëjti fund,
shfaqet burri pa fustan, errësira vetëtin,
dhe flakët e mia prishen në trup të huaj…
Derdhem në imazhet e shpresës,
si filmat e ngadaaaaltë,
një dorë pas, një mbrapa, vrapooooj,
vrapoj, të zë gratë e tjera të përrallave…
Vetëm ato janë më të ndershmet deri më sot.

Sofia Doko Arapaj
27.11.2016 Greqi

 

Do shkoj në fshatin tim

tek qëndisjet me gjemba të bardhë,
më harrove ti…
tek çentrot me kurabie trishtimi,
më tradhëtove ti…
tek përkundja e ninullës e ylberte,
me ndave ti…
tek hiri i vargjeve të shpirtit,
tek vdekja ime…

do vij vendlindja ime tek ty…
me shikim të mjegullt prej moshe,
me këmbë tërë damarë të vrarë,
me buzëqeshje budallaçke e joshëse,
vij vetëm për ty…, vij vetëm për ty…

Sofia Doko Arapaj
Greqi 5.8.2017

 

Bëni durim

Qënka e vështirë të jesh zog,
të jesh shpirt, të ndjellësh shpirt.
As qëndron, as shuhesh dot,
por…, as fluturon as digjesh dot.
Gjeometria ngatërrestare,
e paraleleve të hekurta,
të ngurta të kafazit, më egërson…
Përpëlitem, si tundja e zareve,
lutem dhe thërras në errësirën time,
fllokatën e shpirtërave të kuq…
Uh, derickë e mbyllur,
prej gishtave të mendjes së ftohtë,
sa të kam frikë…
Tërhiqu se e dua lirine!
dua të digjem në ajër,
me zërin e Demis Rusos,
që nënën ia thoshnin Ollgë
babanë Jorgji, njëlloj si unë,
dua të flas, se do pëlcasë,
ndryshe, më dënoni!
Më dënoni të vuaj përditë,
ndërrimin e mobiljeve pafaj,
si shërbëtore e gudulisjes së palcës.
Nuk kam gjumë…
Uuf, sa gënjeshtra, vështrime të akullta
grepa të ylbertë më thithin gjakun…
Po, unë akoma thërras papushim,
vampirin e verës sime…

Eja gjysma ime, të vdesim bashkë.

Sofia Doko Arapaj
5.12 2016 Greqi

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s