Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu

 

Mik i dallgës

Kur të shoh që fluturon
Porsi shpendi fluturak
Mbi valët e detit Jon 
Zemra më ndalet për pak.

Kur më nisesh Ti delfin
Dhe çan kaltërsitë e Jonit
Mirësi e shpirtit Tim
Unë i lutem Poseidonit.

Mik i dallgës kaltërsive
Mos beso kaq shumë në jet’
Kërko krahët e lirive
Por, bindju detit se është Mbret .

( Enit . Djalit tim të pleqërise )
a@z

 

Blu

Sytë e Tu kanë ngjyrën e detit
Apo deti i ngjan syve të Tu
Di që u mbytëm të Dy thellësive 
Sa edhe puthjet u tretën në blu !

Sytë e Tu oqean i paqtë
Ku shpirti Im u mbyt si titanik
Një ajzberg u gjend aty për fat
Që trupat tanë ndau pa frik’
..
a@z

 

Ky shi

U shfaq i pabesë sonte ky shi
Në mes Gushtit që pritej vapë
Ai trazon ca re si Ti 
Bubullin e largohet prapë.

a@z

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s