Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “Nuk ka moshë dashuria” të autorit Përparim Hysi

Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik  “Nuk ka moshë dashuria”  të autorit Përparim Hysi

Titulli: Nuk ka moshë dashuria
Autor: Përparim Hysi

Redaktor: Duro Mustafai
Korrektor: Gudar Toto

©Të gjitha të drejtat i përkasin autorit.
ISBN: ISBN 978-9928-244-28-4
Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese ADA
Botimi i parë, 2017

Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 14x20cm

Roland Lushi

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, gusht 2017

Të gjithë librat e shtëpisë botuese ADA gjenden në Bibliotekën Kombëtare

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Hysi, Përparim
Nuk ka moshë dashuria : lirika / Përparim Hysi ;
red. Duro Mustafai. – Tiranë : Ada, 2017
112 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-244-28-4
1.Letërsia shqipe 2.Lirika
821.18 -14

 

Falenderoj Kolonelin në lirim, Zotin Fatosh VOSHTINA që u bë donator për librin tim!

Autori

 

P A R A T H Ë N I E

Përparim Hysi- Poeti, që përthyhet dhe sikur del nga tri prizma të rubintë të Lirikës Botërore.
“… Mollëzave që pika mua
Me një pikë të zezë në mes,
Që t’i thith njëherë si dua,
Jam gati dy herë të vdes!…”,
shkruante ALI ASLLANI tek “Vishet mëni,zhvishet vasha…” më 1930. Një aktancë e shkëlqyer e lirikës erotike, e vendosur në vetën e parë, në mënyrën dëshirore, folja. Një emfazë diskursi. Një parandjenjë ëndërrante, përsëritëse,deri në të pamundur, deri në të pamoshë…( e ç’do të donte më shumë arti letrar?!).
… do të rikthehej fiks pas 80-vjetësh, në veri të fshatit VAJZË (vendlindja e ALI ASLLANIT), një rreth e gjysmë administrativ larg, në Fier,kjo poezi, me një gjeografi shpirtërore,edhe më të madhe, me regjistër semantik edhe më të gjërë.

* * *

“… nëse sot që po të presë,
nuk do dalësh në takim;
do të thotë që imja shpresë
ja: u kthye…pikëlllimë!
Dhe, po erdhe, kjo s’do mend
do më mbushësh me gëzim;
se ta dish që më kalmend,
ti je gaz për shpirtin tim…
sikur vazhdon elipsin liriku ynë i sinqeritetit erotik,PËRPARIM HYSI, ose dhimbja e mallit që qan, atje ku fillon e mbaron dheu i seminolëve, në FLORIDA të SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, ku dielli gjen fytyrën e vetë dhe fatin shpesh herë të ndaluar diktaturash,kjo poezi jetësore,me “Nëse sot…”.

 

Përparim Hysi

PËRPARIM HYSI është poeti që përthyhet dhe sikur del nga tri prizma të Lirikës Botërore: nga ai,ROBERT BËRNS, ESENIN dhe HAJNE, por i veshur stilistikisht me ngjyrat e arta të gjuhës së madhe SHQIPE, duke u përmasuar saktësisht si ata.
“… se tani që unë u plaka
dhe s’duroj e s’kam fuqi
por, ja që më dhëmb plaga
plagëmadhja- dashuri”.
“Ankon” për moshën që i iku tek poezia “M’u kujtua mike e vjetër”, duke qenë i ndërgjegjshëm se dashuria nuk ka moshë, se dashuria nuk ka sy, se dashuria nuk ka tru, se dashuria lind dashurinë, lind jetën, duke u përvuajtur poetikisht.
Kështu do t’i ndodhë dhe pas vdekjes,Përparimit… se ai do vdesë i dashuruar dhe do “ringjallet” përmjet dashurisë.
Natyrisht, duke folur çiltër në poezinë e tij, bën që ndonjëri edhe të mbledhë buzët se “gjasme” në emër të etikës apo estetikës letrare. Profanë të tillë janë të njohur me ligësinë e tyre, por a nuk e shanë ALI ASLLANIN e madh dhe nxorën fare nga letrësia shqiptare? Po LASGUSHIN a nuk e harruan deri në vdekje biçimë të tillë; duke mos pyetur për këta “biçimë estetë”, them se poetët e standartit PËRPARIM HYSI funksionojnë zakonisht vetëm dhe ja si ligjëron:
” Ashtu si tek një trung i vjetër lisi
befas, zë e fërfëllit një syth i ri
ashtu dhe unë,PËRPARIM HYSI,
tani, i moshuar, bie në dashuri.”
Dhe, për të mos u lodhur, po i mbyll këto fjalë të mia me vargjet e POETIT të madh gjerman,GËTE:
“… kur kokë e zemër të gjëmon,
më mirë se ç’të ka ënda?!
Kush më s’gabon, më s’dashuron
në varr, le të hyjë, brenda! ”

PETRAQ KOTE- POET

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s