Poezi nga Elona Tabaku

Poezi nga Elona Tabaku

 

LOTËT E SHPIRTIT

Klithm e shpirtit fëminor
Gris heshtjen në syt e mi.
Si jehonë malësor 
Më rreh zemra fort në gji.

Shkelmon malli dyert e saj
Si një kal i tërbuar
Shpirti nis ngadal’ të qaj
Ah, qan ky shpirt i përmalluar.

Qan por ti nuk e dëgjon
Nuk i sheh lotët e tij.
Nuk e sheh se si rënkon
E si buçet zemra në gji.

 

 

SINFONIA JON

Thur për ty ky shpirt i dlir
Sinfoni pa fund e shteenjta ime
Të kompozosh qënka e vështir 
Se çdo notë më ngjall kujtime.

Vallëzojnë tingujt plot magji
Digjet shpirti si një flutur
Zemra më buçet në gji
Ëndrrat kam krahë këputur.

Se ti ike në errësirë
Shiu lau gjurmët e tua
Pse s’më vrave më mirë
Kur më the:-“Harromë mua!”

 

FLASIN PËR TY 

Flasin për ty fjal të pa thëna
Flasin për ty ngadal’ e pa zë
Flasin për ty, din për ty shumë gjëra 
Kur i pyes unë s’më tregojn asgje.

Flasin për ty, din për ty
Të gjith të shohin veç unë s’të kam parë
Të kërkoj kudo me lot në sy
E vetme endem rrugëve si e marrë

Flasin për ty. Flasin për ne.
Flasin te gjith pa zë, ngadalë
Veç unë e mjera nuk di ku je
S’di në ke vdekur a je gjallë.

-Dedikuar njerëzve të humbur- 

 

NËN DRITËN E HËNËS SË LIDHUR

Do doja të kisha një shkop magjik
Qiellin ta pastroja nga ret
Hënën ta lidhja që të mos ik 
E yjet ti shkundja në det.

Nën dritën e hënës së lidhur
Me ty të rrija në k’të nat
Ta harronim k’të jet të hidhur
E bashk të rrinim gjat, shumë gjat.

Kohën do ndalja që mos shkonte
Veç unë e ti të rrinim tok
Atje ku hena të na vështronte
E të na hidhte argjënd mbi kok.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s