Kalë i bardhë / Poezi nga Sonja Haxhia

 

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Kalë i bardhë
 
Kalë i bardhë
me thundrra të hekurta
shkel mbi dallgët shkumbore
e valët ngrejnë stërkala mbi lëkurën e brishtë,
që zbardhëllojnë errësirën,
si nën dritën e yjeve
shkrin zinxhirët e rëndë,
pjellë të skllavërisë,
përdorur në luftra
në emër të kauzave
paqes së shprishur njerëzore,
për jetë a vdekje.
 
Kalë i bardhë
ti nuk trasporton veç karro dhe ushtarët me parzmore
trasporton dhe Engjëj
veshur me petkun e ngjyrës tënde
hapësirave kozmike
për të çelur të tjera zjarre
e risjellur agun e ditës.
 
Kalë i bardhë,
jele të mbetura erës së tokës
rendur,
përherë drejt trokthit të dashurive.
 
(askush nuk mund të prekë parajsat, pa praninë e KUAJVE….)
 
 
Sonja Haxhia

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s