Poezi TANKA nga Seti Vladi

Poezi TANKA nga Seti Vladi
 
 
 
☆☆☆
 
Qan ujku mbyllur në kafaz,
s’e mendonte këtë pleqëri!
Me të liga jetën e kalonte,
mashtronte se kish bërë mirësi,
por se ishte ujk, këtë s’e pranonte.
 
 
 
☆☆☆
 
Kur sëmundja në derë të troket
dhimbjen nuk e ndjen,
brengë tjetër të rëndon,
a do mbushet xhepi i mjekut
me një pension!?
 
 
 
☆☆☆
 
Të trishtoi ëndrra e natës
kur gjyqtari të nxorri shpatën!?
– Boboo, i ziu unë! – the.
Në gjunjë i ra burrëria
para kuletës që dhe.
 
 
 
☆☆☆
 
Përkunden yjet, tretet nata,
si gonxhe qyteti çelet n’agim,
zgjidhen spirancat nëpër kalata,
rrëshqasin anijet me ngadalë,
lëmsh pulëbardhash përmbi valë.
 
 
 
☆☆☆
 
Bota derdhur në kaltërsi
me satelitin kurorë të artën hënë,
me marramendje gjeografike,
një përrallë që mbetet e pathënë
sa ndez e fik një llampë elektrike.
 
 
 
☆☆☆
 
Sa herë shkruaj vargje për ty,
ku ngrihet mal e fush’ e shtrihet det,
erë lulesh freskon bulëzat e ballit,
zemra ndrron fole, nga krahërori del,
lapsi dorës rrotullohet, nëpër gishta ngel.
 
 
 
☆☆☆
 
Mbi maja mlesh retë janë shtruar,
yjet mbi to zbresin e flejnë,
me copëza hëne jorgan mbuluar,
poshtë nëpër zaje burimet ushtojnë,
këngë ninullash yjeve u këndojnë.
 
 
 
☆☆☆
 
Ç’të bëni do të gjeni, o grabitqarë!
Tani u trembeni gjuetarëve.
Vraponi, kokën të fusni dikund,
por rrugët e pyllit janë të zëna,
veç njëra ju pret, atje në fund.
 
 
 
☆☆☆
 
Si përherë moj vjeshtë, stinë bujare,
trupi të vezullon prej ari,
pika loti lëshon dhe hëna ziliqare.
Punon dimri, pranvera e vera,
tek ti ndizet zjarri.
 
 
 
☆☆☆
 
Shtëpitë e gurta kapedanë yjesh i rritën,
netëve thurnin këngë për liri,
malëve pushkët vargjet i këndonin,
atdheut t’i sillnin shqipen e dritën,
dhe njëqind jetë për të flijonin.
 
@seti pezaku vladi
25/6/2017
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s