Çifti / Poezi nga Teuta Sadiku

Poezi nga Teuta Sadiku
 
 
Çifti
 
Ata duhen me njëri tjetrin prej rutine
ai mbath pantofla kur vjen në shtëpi vërdallë
dhe pantallona treçerekshe mbi kupë të gjunjve.
Ajo me robdishan e cek nga brryli,
kur dëshiron ti thotë diçka.
 
Kanë kaluar shumë dallgë në jetë,
duket nga qeskat poshtë syve .
Atij i rëndet gjithshka,
asaj, zemra nuk i bën më për asgjë.
 
Janë çift i lumtur, kur i sheh nga larg,
por nuk do të jenë më, me sa duket.
Kjo duket hapur,
kur ndër sysh nuk shihen
”po pse zemër” ,
”jo shpirt”,
shprehje që me kohën kanë humbur.
 
Ai shikon anash si i zënë në faj,
ajo vështrimin mban poshtë,
sikur diçka i ka humbur.
Edhe pse fotografi u thotë të vënë buzën në gaz,
ata janë me mijra kilometra larg.
 
Ata duan, por nuk guxojnë të jenë bashkë
edhe pse ndarjen ende nuk e kanë shpallur
Ai me pandofla në sallon vjen vërdallë ,
ajo ngrys netët në dhomë me rrobdishan.
 
atuet@ukidas

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s