Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

NGA SHQIPËRIA, NË SHQIPËRI…

Thaheshin
Thinjat e pikëluara, nga shiu i syve, t’dexhallit
Ku laheshin
Gjurmë e vdekje jete, nga lumi i gjaktë i djallit

Kur thoshte, tellalli
T’i luteshim gurit, ku shkruheshin emrat, askerë
Të na mbete, malli
Për ikjet, që hynin e dilnin, si jetët, n’fat, të prerë
Kur na digjej, mali

Thaheshin
Edhe djersët, nëpër ballet, prej frikës së frikës, dashuri
Ku laheshin
Vdekjet e mbetura pa varre, nga Shqipëria në Shqipëri!

 

KOT, THOT…

Thot
Plisin ma le, bardhësi jete, për frymën e shpresës, liri
Kot
Kur ma mallkove Likonin, me uri, kokë t’fisit n’Pellazgi

T’gjejë, përjetësi, n’gjyra t’gjakut, t’shuaj etje mallkimi
Si Ujk trrojesh, kah i mbeti, Perandoria
Për darkën e parë, që ta shtroi, kur ty, të humbi durimi
Para se të lindnin, dashuria e njerëzia

Thot
As në gjakun e gjithësisë, nuk u gjet dashuri e mallkim
Kot
Nama yte, iu dha kokës t’fisit n’Pellazgi, Ujk n’shtegtim…!

 

PARA SE TË IKTE, LIRIA…

Gojët, thanë
Le të ruhen gjinjtë, që ata pas nesh, të ngrihen lart, qiellit
Kur tokën, panë
Egjër, si kafshatat e thara, n’mes t’buzëve, që, i djeg dielli

Se moti, nga magjia e zezë, i tregon thëmbët, si urithi gri
Koha me gjarpërinjtë, janë nisur drejtë syve, t’vatrës
Minjtë, me ngjyrë jeshile, u turren hambareve, sikur stuhi
E përditë nga pakë, gryhet shpresa, me maje t’shpatës
Qumështi i guximit, shteron, si loti kur vdes, pa dëlë n’sy

Gojët, thanë
Le të ruhen gjinjtë, që pasnesër, gurët, t’ia kthejnë, hutën
Kur sytë, panë
Të lodur, n’mes të odës, si dridhej teli, i këputur prej lahutës.

 

ME, FLAMUR…

Si dikur
Matanë fushës të gjaktë, mes bregut të jetës, liri
Me flamur
E kërkova besën e ikur, prej kullave, të tokës Iliri

Si lokja në fushën e lulëkuqeve, kur qëndiste dashuri
Me gjilpërën e shikimeve, t’syve dhe
Gjetur tek plisi, i ëndrrave t’pasosura, për një Shqipëri
Mbi gjakun e lehonave, pagëzuar atdhe

Si dikur
Eca, nga deti në detë, me urtësinë e kohës, t’gjeja liri
Me flamur
Deri te zjarret e shndërruara n’hi, me prush kujtese, Iliri!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s