Poezi nga Yllka Qosja

Poezi nga Yllka Qosja
 
 
Nostalgjikët!
 
Mbrënda në kalanë e stër lashtë,
Në një hapësirë të gjelbëruar
dhe të lulëzuar.
Poshtë një ulliri qëndron hijshëm
një trapezë.
Aty ndodhen dy miq
duke drekuar.
 
Dielli fshihej në muret e lartë,
Si me engjët luan nën ullirin e shenjtë.
Tingujt muzikor vinin
si nga thellësitë…
Tek një kënge që dëgjohet në sfond.
 
Në kështjellë,
Nën rrëke,
Në rrënoja ka një këngë.
 
Që rrjedh si nga një lagështi,
…dhe vjen e largët.
 
Dhe hapsirën e ngrohë,
Një kohësisht e freskon.
Si shiu afresket e historisë.
 
Bisedonin qetë nostalgjikët,
Vera që pinin dhe tymi i cigares,
Më shumë shpirtërat i’a ngrohte,
Dhe sytë i ndriçonin,
Eh, më pas fytyrat u hapën.
 
Si portat e kështjellës, Nëpër hijen e rëndë,
Në të tyren kujtesë…
 
…by @ yllka @
20 / 8 / 2015
 
 
 
***
 
Ai,
Është një nga ata që ikin gjetkë,
Duke lënë të keqen në të mirë,
Toka i rrëshqet nën këmbë, si…
Vala e zhytur në t’bardhën shkumë,
në detë.
 
Ajo,
Është një nga ato lulet me erë,
Që i këndon fjalët mëse gjallë,
Kjo dritë nga fari vjenë kaluar, si sytë
E bukur me kaq ngjyrë blu, në distancë…
 
Ai,
Është nga ata që në atë vend,
Ndriçon me dritë tokën e madhe,
Dashuria është plotësimi i misterin të tijë,
Zemra i vajton dhe i thërret natës pa hënë.
 
Ajo,
Është një ndër njerëzit që ne referojmë,
Në panteonin e poezisë ku llamburit,
Ballin e sytë i ka kaq krenar, të paprekur,
Të dyshimtët sekur thonë, është një mit!
 
Ajo,
Është ndër ato që largohen gjetkë,
Duke dhënë të mirën pa bërë keq,
Si rëra e artë që rrëshqet nën këmbë,
Si vala që humb mes shkumës së bardhë,
në detë.
 
Ai,
Është një nga ata, që le erën pas,
Këndon me fjalët plot gjallëri,
Por kjo dritë nga fari po vjen e shuar,
Përmes ngjyrës së zezë në blu/gri,
 
Si dallgët e detit kur vinë në distancë…
 
Ai,
Diku merr dhe prek dritën nga largë…
Është ndër nga ata, që le erën pas,
Dhe ndriçimi i tij të ndjek…
Dhe të prek.
 
….by @ yllka @
Elbasan
23 / 3 /2016
 
 
 
Gjurmë
 
Kudo që të ecni në këmbë, pa dashur
Gjurmët tuaj të shpien tek unë,
Ato i shoh të më djekin një jetë të tërë,
Për t’më kthyer përqafimin e dhën dikur.
 
Shumë e këndshme ëndrra netëve,
Dhe sa kam menduar për këtë…
Unë jam shtrirë në batanijet e mia,
Me përkund ëndrra për të qenë këtu,
Dhe atje.
 
Gjatë ditës unë e ruaj at’ përqafim,
Nuk imagjinohet se sa e dua, atë.
I dua ato hapat të kthehen përsëri,
Si në trokitjen e një përqafimi,
Të huazuar…
 
Dje të pashë si liqen i tulatur,
Me ngjyrat gri të trubulluara,
Ku dy kërcunj të dalur në breg,
Rrinin si dy qenie të përqafuara.
 
Sot unë eci ku shkoje ti,
Por ku je ti, nuk e di…!?
 
…by @ yllka @
Elbasan
14 / 3 / 2016
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s