Poezi nga Anila Kruti

Poezi nga Anila Kruti
 
 
Njeri prej shiu
 
Njeri prej shiu,
bjer butë mbi buzët e çara shegë.
Krahët e shirta hapi mbi zemër.
Tokat e etura të presin ty!
Bjer butë…,
me vraga malli , sytë mos m’i vri ..!
Përmbyjtja ime vjeshtë…!
 
 
 
***
 
Jam prej uji,
bie në tokat e thara.
Në buzën e lulëkuqes, vesë.
Nën lulet e egra rrëkezë.
Lëviz në shkëmbin e egër kur dëgjoj zërin tënd.
Bëhem burim…
Puth faqet e fushës.
dhe sërish thahem, mbetem pikë.
Pikë …
Pikë…
Etje dhe durim në të çarat e kohës.
Shkel vjeshtat e mia, puth frutat e pjekura, lëngu im !
Jam pikë…
ajër dhe frymë.
Të mbaj në krahët e mia.
Syri im ..ujë !
Puth buzët e tua.
Zgjeroj shtratin tim,
bëhem det…
Papritur, ngrejnë kahët pulëbardhat…
 
 
 
Ninulla e luleve
 
Jam këtu …mes pemëve.
Iu përvodha natës.
Zbuta litarët e dhimbjes .
Shtriva gjoksin mbi gurë.
Guri pikoi ujë …
Rrodha në gjakun e limfës
Putha pemët mia.
Jam këtu ,
këputur nga ty.
Mbahem…
Në sythat e degës.
Është dita ime …!
Zgjova pyllin nën këngën e foshnjave.
Përqafova pranverat ..
Harbova lulet…U mblodhën bletët.
Barita shpirtin…nga tempujt zgjohen zanat.
Këndojmë këngën e vashave.
Ti më sheh …unë të shkel syrin.
Thava dhimbjet e mia.
Nanuris ninullën e luleve…Përhumb në çelje.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s