Poezi nga Adivije Hoxha
ZEMËRATË POSEIDONI
Gjak i mpiksur mollëzave
shkruan memecërisë
gjuhën e Venerës…
Melodi e lirës
ndali gjethit të plepit,
e lot i Persefonës Hadin gjunjëzoi…
Valle e delfinëve
shoqëron karrocën e artë,
që të sjell tek unë….
E dua dhëmbin e mesit,
që shkëlqen lartësuar tredhëmbëzorit triumfator…
***
S’është gjetje e duhur për ik-e jake, dallëndyshja,
ajo e lindur shtegtare ka mbet,
jeta ka rrjedhën e saj,
veç ngjyrat ruaji,
mos ia tret….
***
Tik-tak…
Pastaj
tak-tik…
Kaq tikmuar Ora e Buzëqeshjes,
mbi atë sy mermeri
të apostullit të fundit…
Tak… Takmon…
Busullë e mendimit,
pa akrepim…
Varkëz e tulatur,
mbi dallgë,
pa orientim…
Suvalë… Dhe prapë takmim,
rrufezjarruar shpirtit tim,
shigjeto, o Zeus, a Kron’ – gjyshi im.
_ _ _
Thneglat, si Karonti m’u bënë,
Akerontit më marrin e më shpënë,
si Euridikë, Orfe, ku ke qenë?
***
Kur hekurat, zinxhirët, të mbërthejnë,
në kurth të fatit rënë aq keq,
e nis shpirtmendjen ku këmbët s’venë
dhe fatit i them: “Vafsh në dreq!”.