Poezi nga Natasha Limaj

Poezi nga Natasha Limaj
 
 
AS NË ËNDËRR
 
Syferin, shiu i jetës,
Besova…, ia hoqi ” llumin “,
Zhytur aforizmës tënde,
Ç’u gjenda , o. – At Zef Pllumi !…
 
” Ziliqarit kurr’e kurrë,
As në ëndërr , çfarë ke parë “..
Një pikë lot ” zilie ” derdhi,
Bashkë me ëndrrën dhe unë tharë!…
 
 
 
***
 
Ç’u shkrive , të shkruash mbi “ damkë “,
Me “ filigran “, të mbulohet…
Po , kur është “ dhuratë nga lindja,
“ Palimpsest “ , që prap lexohet !…
 
 
 
PËR DRITË SYRI
 
Për dritë syri, nuk “ thartohem “,
Pse trokas e nuk dëgjohem…
Në epok “ betoni “ rrojmë,
“ Kasht’e kokrra “ ngatërrohen…
 
Beton toka, beton gardhi,
Betoni qiellin çukiti…
Gjakosem , kur ndjej, se bëhet,
“Betonarme “ edhe Shpirti!…
 
 
 
PALIMPSEST DHE POEZIA
 
Si “ Palimpsest “ i Martinit*
Qënkan kujtimet e mia!…
Pak gërvisht , ato ringjallur,
Nërkallur , tek poezia…
 
Nisur nga njëqelizorja,
Dhomerrtës ujëgjakosur…
Grushta, shkelma për feks dritë,
Sa ndihem mas’e përsosur…
 
Qumështgjirit fëmijërisë,
Pa pjekur , adoleshente…
Pal, mbi palë shtresëzuar,
Gaz e vraga të kësaj jete…
 
Grisur lartë, del zanafilla,
Mbi të shtrirë kohësia,
Nanurisja më thotë : qënka,
“ Palimpsest “ dhe Poezia?!…
 
*-Martin Camaj
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s