Në gjurmë të një fytyre Tregim nga Bujar Balliu

Në gjurmë të një fytyre

Tregim nga Bujar Balliu

– Lodhesh kot, – dëgjoi pas kurrizit.
Edhe pse i tingëlloi zë i ëmbël, nuk e ktheu kokën. Zgjodhi gurin më të madh të mundshëm dhe me gjithë forcën e flaku mbi sipërfaqen e ujit, hapur si copë e hekurosur. Guri i parë ra disa metër larg, ngriti shatërvanin e zakon- shëm të pikave të ujit, rrathët u shtrinë vru- llshëm mbi sipërfaqen e limuar. Guri i dytë më tej, rrathët nuk i dalloi.
I frikësohej therjes së shpatullës.
Përpëlitjet e valës, dritësimet e fshehta të ujit, ato rreze gati të padukshme, i kujtonin se nuk mund të bënte si gjithë të tjerët. Dallga merr frymë nga gjoksi i gjerë i liqenit, përhap aromë që magjeps gjithçka, veç trupit të tij tharë nga çdo lloj joshjeje.
U mendua nëse duhej ta hidhte të tretin me gjithë forcë, apo të vazhdonte gradualisht deri-sa të arrinte largësinë më të madhe.
– Tjetër gjë të duhet, – nguli këmbë zëri me- lodik.
– I mbarove hallet e tua?
– Inati nuk të shkon.
U kthye. Një grua, në kufijtë ekstremë të bu- kurisë natyrale, atëherë kur mosha, për të mbajtur hijeshinë, thërret në ndihmë truket i buzëqesh.
– Takikardi cerebrale?
– Mjeke?
Më shumë.
– Aha!
Ngriti jakën e xhaketës, tërhoqi qafën, futi duart në xhepa, mori rrugën drejt shtëpisë.
Po të mos i prishte qetësinë e vetëquajtura “më shumë”, do të vazhdonte me ushtrime të tjera për të korrigjuar pasojat e goditjes që për pak u kthye në fatale.
Ndjeu pas kurrizit diellin dhe vështrimin e dikujt. I ngjan kërmillit: pas çdo ngacmimi, sa- do miqësor, tërhiqet nën guaskë.
– Beter e zonja.
– …
– Më bëri njeri.
– Nuk dukesh.
– Vrapoj si erë.
– Nga je?
– Këtu jetoj.
– Po ajo?
– Ka qenë jashtë.
– Çarë e ke?
– Pyete vetë, – u përgjigj i fyer nga toni zhbi- rues i pyetjeve dhe vazhdoi vrapin e lehtë në- për rërë.
U nervozua kot. Fare qetë mund të largonte edhe gruan, edhe këtë vrapuesin që nuk e di për ç’ arsye, iu duk si i dërguari i saj.
“Ajo pa asnjë dyshim është mëkëmbëse e perëndisë, e zonja për çdo gjë.”
Tani që vriste mendjen, fytyra e gruas i ngjau e njohur. Por sëmundja, siç i mërgoi të qeshurën, shumë ngjarje, persona, vende ia ngatërroi me njëra-tjetrën. Nuk u mundua të zgjidhë fillin, vazhdoi ecjen buzë liqenit.
– Dreq! – u tremb nga llapashitja e beftë e një pulëbardhe.
– Paske marrë inat gjithë botën, – e ngrohu zëri i asaj që i ngeli në mendje me emrin “më shumë”.
– Pse m’ u ngjite? – pyeti pa kthyer kokën.
– Ashtu të duket, inxhinier.
Tingulli përkëdhelës ka aromën e gjesteve mistike, i sjell në mëndje të kaluarën. Sidomos thirrja “inxhinier”.
Si mbaroi kurat mjekësore, mjetet për të normalizuar këllqet e bllokuara, krahun e shta- ngur, kujtesën e plasaritur, i kërkoi në mjekë të vetëshpallur, misionarë të zotit e të djallit. Tani nuk donte t’u dëgjonte as emrin. Zbatonte me korrektësi vetëm këshillat e mjekut të familjes.
– Me disa ushtrime të thjeshta do të çlirojmë muskujt. Humorit nuk kemi ç’ t’i bëjmë, është mbytur në vrer, nuk e le buzën të qeshë, – i tha mjeku.
Si mekanizëm i ndryshkur, rrëshqet rrugë- ve ngadalë, me frikë, vetëm. Nuk ia kthen kokën askujt. Kur i afrohet ndonjë mik, tkurret nën lëkurën e vet.
Tani një femër vjen të përfitojë. E di mirë: hallet e njerëzve janë burim i sigurt i për- fitimeve.
– Mund të të them diçka? – e kujtoi zëri në krah.
Ai nuk foli duke përmbajtur me dhëmbë një klithmë të egër.
– Qetësohu, më ndiq!
Inxhinierit i zunë pamjen linjat lozonjare të supeve, vitheve, pulpave. E përfytyroi ulur në wc- në allaturka. Mblodhi turinjtë.
Për t’iu shmangur, vendosi të kthehej në rrugicën pranë policisë. Ajo e bëri para tij. Tentoi të ndërrojë udhë, por i tha vetes se s’duhej t’i trembej një femre. Ishte e qartë: ajo ia dinte shtëpinë.
“Ndoshta vjen të takojë gruan, pronaren e vërtetë të masës time mishtore. Do të shkoj tek ime motër.”
Ecën me vështirësi. Këmbën e djathtë e hedh pa e përthyer në gju, krahun e mban në gjysmë harku. Para se të marrë kthesën, ve re se gruaja që e quajti veten “më shumë”, u kthye para tij.
Qëndroi.
Ndërroi mendje.
“Më mirë në shtëpi.”
Rrotullimi i hëngri kohë e mundim. Nuk mund ta lëshonte peshën e trupit mbi këmbën e djathtë. E shoqja e urrente bastunin mbi të cilin mund të mbahej.
“Kaq i ri të baresësh si plak?”
Sapo hodhi hapin e parë, sytë ndeshën shpi- nën e saj.
“Prapë kjo?”
I hipnotizuar ndoqi pas linjat lozonjare.
Në ashensor ballë për ballë. Nuk pati më as dyshime, as dëshirë të kthehej prapa. Prej saj buronte mirësi, mirësi e njohur, e provuar.
Po ku?
Xhungla e kujtesës gumëzhin nga rrëmuja.
– Mjekimi fizik luan rol në trajtimin e paso- jave të sëmundjes. Lëvizjet pasive të gjymty- rëve ndihmojnë në pakësimin e bllokimeve. Ushtrimet rrotulluese rrisin forcën muskulore duke ndihmuar në mbajtjen e qëndrueshme- risë artikulare. – Filloi ligjëratën sapo shkeli në hyrjen e mobiluar hijshëm.
“Dashtë zoti të mos më çajë kokën siç nisi.”
E zonja e shtëpisë hapi derën e dhomës. Në ballë orbitregu, girat, shtrati i masazheve.
“Të paktën s’qenka e sojit të fallxhoreve”, – mendoi i lehtësuar.
E falënderoi veten që gjeti forca të mos flasë. Priste ushtrimin a veglën gjimnastikore nga do të fillonte.
– Çlirohu nga rrobat… dhe inati!
Hoqi këpucët, xhaketën shikoi përqark, da-lloi një “prift”, kështu quhen varëset e rrobave në qytetin e tij, e vuri në të, u ul.
– Deri në të mbathurat me arusha, – urdhë- roi zonja e shtëpisë pa kthyer kokën.
– Për kë më merr?
– Për inxhinierin.
– Unë s’i kam me arusha.
– Atëherë ke ngatërruar trup, – qeshi lehtë.
Kapi cepat e pasmë të bluzës, ia hoqi nga koka. I zbërtheu rripin e pantallonave, mbi të cilin ai po mundohej. Inxhinieri mbeti në kano- tierë e të mbathura që vërtet nuk i kishte me arusha.
– Përshtatu me temperaturën e dhomës. Bëj këto lëvizje, – demonstroi ushtrimet pilatis.
“Më shumë” lakoi trupin e hijshëm. Nën bluzën e hollë gufuan dy gjinj të ujshëm që ia asgjësuan përfundimisht fjalët. Linjat rrotu- lluan dimensionet e dhomës dhe i shuan dritën e syrit.
Imitoi lëvizjet si ari i lodhur nga letargjia e dimrit. Papritur urdhër tjetër, kapi orbitregun. Gjatë ushtrimeve të ngadalta vështron trupin.
Figura e arushës së vockël doli nga mje- gulla. Shumë kohë qe i fiksuar pas saj, e sta- mponte në të brendshmet.
“Kushedi sa të tjera, ku e ku më të rëndë- sishme, kam harruar. Ja dhe këtë duhet ta kem njohur. Po ku?”
Ndjeu gishtat e saj në klavikula. Prekja nuk i erdhi si masazh, por si përkëdhelje. Për një çast mbeti i ngrirë, u magnetizua. Përpiqet të qetë- sohet, të rimarrë forcat, t’i përqendrojë. Gishtat manipulojnë muskujt e pas veshit, ndezin lë- kurën, alarmojnë neuronet.
“O zot!”
Frymëmarrja e saj i flladiti gjoksin. E vë- shtroi në sy. Vlon nga ndezullia ta rrëmbejë në krahë, të vrapojnë deri në rraskapitje. Filloi të humbasë sytë, fuqinë, mendjen. Gati iu ngatë- rruan këmbët para shtratit të masazheve. Ajo e shtyu lehtë, e mbajti të shtrihet butësisht. I kapi kupën e gjurit. Gishtat kërkojnë muskulin e rrobaqepësit, e gjejnë, e fërkojnë, e ndjekin deri rrëzë kofshës. Inxhinieri ndjeu gjithë mu- skujt të përpëliten.
– Khë!
Diçka si kollë a si rrokullimë zinxhirësh i zbërtheu gjoksin. Trupi u shkri. Masazhi i mu- skulit përgatiti gjithçka fare natyrshëm. Inxhi- nieri hapi këmbë e duar. Dëshiron të kryqë- zohet.
Diku mbi kërthizë u rrotulluan të çliruara buzët e haresë, fluturuan si re vjeshte, push- tuan trupin.
Qeshi me gjithë shpirt.Pa zë.
Mekanizmat e ndryshkura kërcëllijnë butë.
Ranë praptas ditët, netët.
Herë pas here dilte nga lluca e harresës ko- ka e një femre të bukur që shkërmoqej pas pak nga llokoçitja e gulçimave.
“Ku e kam njohur?”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s